Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. U lirua nga detyra e drejtoreshës së QSUT-së, reagon Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë të dedikuar për denoncimin e rasteve të korrupsionit
Aktualitet

U lirua nga detyra e drejtoreshës së QSUT-së, reagon Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë të dedikuar për denoncimin e rasteve të korrupsionit

• 1 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anxhela Paparizo është liruar sot nga detyra si drejtoreshë e QSUT-së.

Ajo do të zëvendësohet nga Rudina Degjoni.

Paparizoi reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar:

Read more:I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak 73-vjeçari, ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar

Të dashur miq, bashkëpunëtorë, kolegë,

Teksa mbyll këtë kapitull të rëndësishëm në drejtimin e QSUT-së, dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, profesionalizmin dhe përkushtimin që keni treguar çdo ditë. Çdo sukses i arritur gjatë kësaj periudhe është rezultat i punës sonë të përbashkët dhe i përpjekjeve të një ekipi të jashtëzakonshëm.

Së bashku arritëm të realizojmë me sukses dy rastet e para të implementimit të protezës së gjirit, duke hapur një kapitull të ri për trajtimin dhe rehabilitimin e pacienteve tona. Krijuam Qendrën e Gjirit. Organizuam me sukses Konferencën e Neurologjisë, një aktivitet i rëndësishëm shkencor dhe profesional. Rikonstruktuam Punktin e Kimioterapisë dhe përmirësuam planifikimin e konsultave onkologjike, duke ofruar më shumë dinjitet dhe efikasitet për pacientët.

Gjatë kësaj periudhe nisëm punimet për godinën e re të shërbimit të Djegie-Plastikës, menaxhuam me sukses fushatën e vaksinimit për stafin mjekësor, ulëm ndjeshëm radhët e pritjes për shërbimet e imazherisë dhe siguruam plotësimin e listës së barnave për përdorim spitalor.

Read more:Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

Forcuam kapacitetet e shërbimeve tona përmes shtimit të një salle të dedikuar për anestezinë në Onkopediatri, vumë në funksion kabinetin e ri të audiometrisë në fushë të hapur dhe kabinetin e testimit vestibular, i vetmi në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri. Gjithashtu, krijuam një linjë të dedikuar për denoncimin e rasteve të korrupsionit, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies.

Në fushën klinike realizuam me sukses provën klinike me atropinë për trajtimin e miopisë tek fëmijët, rikthyem në funksion ekipet multidisiplinare (tumorbordet), shtuam dy injeksione të reja intravitreale për pacientët që rrezikojnë humbjen e shikimit nga diabeti, vumë në funksion vitrektominë dhe realizuam rastet e para me këtë metodë moderne trajtimi.

Read more:Protestë në Tiranë, qytetarët: Jo ndërtimeve në zonat e mbrojtura

Po ashtu, vumë në funksion akseleratorin e tretë për trajtimet onkologjike, mbështetëm zhvillimin e metodave të reja miniinvazive kardiake dhe nisëm aplikimin e injeksioneve për ruajtjen e shikimit tek bebet premature, duke sjellë mundësi të reja trajtimi për pacientët më vulnerabël.

Paralelisht me këto zhvillime, hartuam dhe miratuam 38 protokolle pune, forcuam bashkëpunimin me shefat e shërbimeve, realizuam 309 kostifikime për një menaxhim më të saktë financiar dhe institucional, si dhe riaplikuam për procesin e vetëmenaxhimit spitalor, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së autonomisë dhe përgjegjshmërisë së institucionit.

Këto arritje dhe shume te tjera qe nuk janë listuar këtu, nuk i përkasin një drejtori apo një individi. Ato janë fryt i përkushtimit të mjekëve, infermierëve, teknikëve, personelit mbështetës, administratës dhe çdo punonjësi të QSUT-së që ka kontribuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Read more:Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

Largohem me krenari për atë që kemi ndërtuar së bashku dhe me besimin e plotë se QSUT-ja do të vazhdojë të ecë përpara, duke u zhvilluar çdo ditë në shërbim të pacientëve dhe të sistemit shëndetësor shqiptar.

Faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Do ta konsideroj gjithmonë privilegj që kam qenë pjesë e këtij rrugëtimi me ju.

Me respekt dhe mirënjohje, Anxhela!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Diabeti #Fëmijët #Moderne #Para #QSUT #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Revolta në ditën e 67! “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin
  • Emigranti shqiptar nga protesta para Kryeministrisë: Pushimet do t’i kaloj në këtë shesh, kam ardhur të mbroj trojet tona
  • “Pedagogë që i shërbejnë pushtetit!”/ Aktivistja thirrje studentëve nga protesta: Bashkohuni, të ndërtojmë Shqipërinë që duam
  • “Rama kapërdiset me gomone, njësoj si Meta që hipte në beton e dilte në male”/ Protestuesi: Shëtitjet e fundit të lirisë së tij! Shqiptarët reagojnë kundër padrejtësive
  • Revolta popullore! Protestuesja para Kryeministrisë: Nuk ka kthim pas, do të qëndrojmë në shesh deri sa Rama të japë dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 21 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by