Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Aksioni ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, dëshmia e oficerit: Kur po afroheshim, në drejtimin tonë u qëllua me armë
Aktualitet

Aksioni ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, dëshmia e oficerit: Kur po afroheshim, në drejtimin tonë u qëllua me armë

• 7 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një tjetër dëshmi e administruar nga AMP hedh dritë mbi momentet dramatike të operacionit policor në zonën e Lozhanit, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, nga personi në kërkim Violant Braçellari dhe u plagos rëndë efektivi tjetër, Edison Adri.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, oficeri Erikson Alillari, me detyrë trup shërbimi në Forcat Operacionale “Shqiponja” pranë DVP Korçë prej rreth gjashtë vitesh, ka rrëfyer para hetuesve detaje nga aksioni.

Sipas dëshmisë së tij, mbrëmjen e 3 qershorit 2026 është telefonuar nga Edison Adri, i cili e ka njoftuar se duhej të paraqitej në Drejtori në orën 04:00 të mëngjesit. Pas marrjes së armatimit dhe pajisjeve, grupi është nisur drejt Komisariatit të Policisë Maliq, ku është zhvilluar instruktazhi për operacionin.

Read more:Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës

Alillari ka deklaruar se gjatë instruktazhit, të zhvilluar në prani të drejtuesve të policisë vendore, efektivëve u është bërë me dije se objektivi i operacionit ishte Violant Braçellari, një person në kërkim me rrezikshmëri të lartë, i cili dyshohej se ishte i armatosur.

Pas mbërritjes në zonën e stallave në malin e Bodes, forcat policore janë ndarë në grupe për të rrethuar objektivin. Alillari thotë se së bashku me kolegun Enea Ibi po lëviznin për t’u bashkuar me grupin tjetër kur dëgjuan thirrjet policore drejtuar të kërkuarit.

“Në një moment dëgjova të thërrisnin ‘Ndal, policia, je i rrethuar’. Teksa po afroheshim me grupin tjetër, në drejtimin tonë u qëllua me armë zjarri”, ka deklaruar ai.

Read more:Ngjarja e rëndë në Maliq/ Ky është efektivi i forcave Shqiponja, humbi jetën pasi u qëllua me armë gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit

Sipas dëshmisë, menjëherë pas të shtënave u plagos efektivi Edison Adri.

“Para meje ishte punonjësi i policisë Edison Adri, i cili u rrëzua në tokë direkt pas të shtënave”, ka rrëfyer Alillari.

Ai shton se të shtënat vazhduan nga një dritare në cep të stallës dhe se iu përgjigj me zjarr në drejtim të vendit nga ku po qëllohej. Ndërkohë, sipas tij, efektivi i plagosur kërkonte ndihmë, por situata mbetej ende e rrezikshme për shkak të shkëmbimit të zjarrit.

Read more:Gjendet një kilogramë heroinë në kryeqytet, e kishin fshehur në makinë, arrestohen dy persona

Në dëshminë e tij, Alillari tregon se më pas Violant Braçellari doli nga stalla me armë automatike në dorë duke qëlluar në drejtim të policisë, ndërsa efektivët iu kundërpërgjigjën me zjarr.

“Pas pak zjarri u ndërpre. E pashë personin të shtrirë dhe e dëgjova të thërriste ‘Dorëzohem, dorëzohem’. E mbajta në shënjestër derisa u afrua grupi tjetër dhe bëri neutralizimin e tij”, ka deklaruar ai.

Më pas, sipas dëshmisë, vëmendja e efektivëve u përqendrua te shpëtimi i kolegut të plagosur. Alillari tregon se së bashku me kolegët i dhanë ndihmën e parë Edison Adrit, duke i vendosur veshje mbi plagën në nofull për të ndalur gjakderdhjen.

Read more:Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Ai dhe kolegu Renato Seiti e transportuan më pas të plagosurin për rreth 500 metra deri te automjeti i shërbimit, me të cilin u nisën drejt spitalit. Gjatë rrugës u takuan me ambulancën dhe efektivi i plagosur u transferua për ndihmë të specializuar mjekësore.

Në përfundim të dëshmisë së tij, Alillari ka konfirmuar se si gjatë instruktazhit në Komisariatin e Maliqit, ashtu edhe pak para ndërhyrjes, efektivët ishin paralajmëruar se personi që kërkohej konsiderohej shumë i rrezikshëm dhe mund të ishte i armatosur, ndaj duhej të tregonin kujdes maksimal gjatë operacionit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Detyrë #Para #Person ne kerkim #Policia #Shqiponja #zjarr #Zjarri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • “Edi Rama dhe mazhoranca, turpi i Shqipërisë!”, Salianji: Kryeministri ia ka deleguar qeverisjen krimit, përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Ron Yefet & CO
  • Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • U godit me vezë nga shqiptarët në New York, Rama sulmon protestuesit: Nuk më ndalin dot me jargë e baltë! Pula histerike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 11 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 6 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by