“Njerëzit e dinë se kush janë përgjegjësit kryesor për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi”, kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja, në një intervistë në News24, ndërsa foli për protestën e shqiptarëve kundër Ramës.
Gjithashtu gjatë intervistës, Lubonja theksoi se protestat janë shumë të rëndësishme dhe se kanë marrë përmasa të madha, duke shtuar se të gjithë duhet të dalin në shesh.
Më tej nënvizoi se e ka mbështetur idenë e krijimit të një lëvizje të re, ndërsa renditi edhe disa argumente se si mund të vijë rrëzimi i kryeministrit.
“Këtu goditet e gjithë klasa politike. Edhe pse Rama e ka çuar në ekstremin më të padurueshëm. Dikur kam mbështetur idenë e krijimit të një lëvizje të re, dhe duke parë zbehjen, ky e mori me ambicien që t’i kontrollojë ky të gjitha. Berisha sot deklaroi se e mbështesim, por nuk di sa thellohet….Ky revolucion duhet të mbetet paqësor, sepse nëse nuk mbetet mund të çoje ose në shtypje e dhunën më të madhe, Rama mund ta çojë në fashizëm. Ose mund të krijojë një revolucion të dhunshëm. Dhe që të mbetet paqësor këtu duhet të hyjë në lojë drejtësia. Në dosjet SPAK është thonë që politika e ka lehtësuar. Bëhet edhe me ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve që nuk duhet të mbetet vetëm të flamengot, por është çështje e të gjithë shqiptarëve. Pra nëse ndërgjegjësohen duhet të bëjnë veprimet e tyre politike dhe të gjitha këto shtojnë presionin e rrëzimit të qeverisë”, tha ai, duke shtuar: “Duhet të jenë të gjithë bashkë edhe pse ndoshta kanë vizione të ndryshme. Dhe nëse do vendosin të ndërtojnë një lëvizje apo dy parti, apo tre, por ku bashkohet interesi i shqiptarëve, këto janë mbi themelet. Që bën një Parlament që mund të jetë me shumë zëra dhe jo që vendos një njeri në krye të banditëve. Rënia e qeverisë është e domosdoshme si hap i parë”.




