Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Një protestë popullore nuk mund të dështojë”/ 22 ditë revoltë, Preç Zogaj paralajmëron: Po afron dita e një plebishiti që nuk është parë në anët tona…
Politikë

“Një protestë popullore nuk mund të dështojë”/ 22 ditë revoltë, Preç Zogaj paralajmëron: Po afron dita e një plebishiti që nuk është parë në anët tona…

• 21 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Preç Zogaj

Vendosja në vijë të drejtë i disa planeteve si dukuri astronomike ka fituar një përdorim të gjerë në artin e retorikës si metaforë e kombinimit të një serie faktorësh e rrethanash që paralajmërojnë një sukses të madh.

Tre “planetet” në vijë të drejtë në realitetin politik të Shqiperisë së sotme janë:

1- Protesta rinore popullore e përmbrëmshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2- Hetimet e pandalshme të krimit dhe korrupsionit të lartë nga SPAK.

Read more:Preç Zogaj: Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

3- Bashkimi Europian në fazen vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sekush në korsinë e vet. Të gjithë për një arritje të madhe. Që për ekonomi fjale mund ta quajmë “Shqipëri e re”, duke huazuar një slogan të bukur të protestës.

*

Protesta po afirmohet si ngjarje madhore demokratike e Shqipërisë së tranzicionit postkomunist. Ajo zhvillohet në bulevard, por spektri i gjerë i bindjeve dhe interesave të grupimeve pjesëmarrese dhe sidomos kërkesat e tyre përbashkuese bëjnë që të shtrihet e buçasë në mbarë vendin, shtëpi më shtëpi.

Read more:Një antihero i dëshpëruar i Homerit – Ide

Numrat e saj, megjithese të shumtë, nuk janë vetëm të paepurit që mblidhen mbrëmje për mbrëmje në bulevard. Janë shumëfishi i tyre në familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Në thelbin e saj kjo protestë është e tillë që nuk heq vija ndarëse të prera me ata që nuk i bashkohen. Sepse arsyet e saj të thella janë pothuajse mbarëpopullore.

Zverneci ishte pika që derdhi gotën. Por gota ishte mbushur vit pas viti.

Fotot nga ajri apo entuziazmi i qeveritarëve kur ndonjë mbrëmje ka më pak protestues si një mbrëmje më parë janë inerci e raportit të tyre me tubimet e sforcuara të PD. Nuk kuptojmë se numrat janë fizarmonikë, nuk janë qëllim në vetvete, madje as esenca e një proteste popullore që zgjat me javë e muaj. Forca e saj janë arsyet e saj.

Read more:LIVE -Protesta e 21-të kundër qeverisë, 150 mijë shqiptarë mbi 3 orë revoltë para Kryeministrisë/ Ironia e protestuesit: E keni dëgjuar këngën e botërorit… Edi Rama jepe dorëheqjen

Sa më shumë të vonohet kryeministri Rama të lexojë dhe reflektojë rreth arsyeve të saj të thella, aq më shpejt afron dita e një plebishiiti që nuk është parë në anët tona. Një protestë popullore nuk mund të dështojë. Një protestë e tillë nuk mund t’ i bëjë keq vendit. Vetëm mirë i bën.

SPAK-u, “planeti” tjetër në vijë, u duk sikur ishte mbyllur në guackën e vet pasi u sfidua në Kuvend për çështjen “Balluku” dhe anatemimeve të kryeministrit Rama. Perceptim i gabuar. Paska qenë duke vijuar punën pa zhurmë, pa u komleksuar as nga sulmet e politikanëve, as nga bota e krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

E dëshmojnë urdhër arrestët e shumtë të javëve të fundit. E dëshmojnë akuzat e reja kundër Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë.

Read more:Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Produkti i SPAk e ushqen vetiu protestën qytetare. E forcon atë. I jep lëndë dhe arsye të shtuara të vazhdojë me vendosmëri edhe më të madhe.

Nga ana tjetër protesta i ofron SPAK mbështetjen popullore që nuk ia dha dot siç do të duhej PD për shkak të Berishës si subjekt i hetuar dhe në hetim.

Në fazën ku ndodhet ëndrra jonë europiane, akoma në det të hapur por gjithnjë e më afër portit, BE del në pah si një aleat i madh i protestave jo thjesht sepse ato janë një e drejtë demokratike themelore, por mbi të gjitha sepse po shtron kërkesa dhe çështje që u bëjnë jehonë standardeve të integrimit në familjen europiane.

Read more:Turistët sollën 1 miliard euro/ Rriten shpenzimet krahasuar me 2025, nuk mbeten pas as udhëtimet e shqiptarëve

Këtu nuk kemi parasysh vetëm standardet mjedisore të përfshira në kapitullin 27, por standardet e demokracisë pjesëmarrëse, të zgjedhjeve, të sundimit të ligjit, të llogaridhënies, të trasparencës, të aksesit të publikut në vendimmarrje, të perspektivës së re opozitare, të europianizmit si shtëpia jonë e re.

Nga kjo pikëpamje populli i protestës në bulevard dhe në zgjatimin e bulevardit shtëpi më shtëpi deri në fshatin më të largët është pararojë. Ai mbërrin në BE para qeverisë dhe kastës politike Rama-Berisha, që ka ngrirë dialektikën e demokracisë.

Ai është aleati dhe garanti i pazëvendësueshëm i vlerave europiane në Shqipëri. Hëm tani që standardet fillojmë e kalojnë në fill të gjilpërës për si po zbatohen. Hëm në vijimësi nesër kur të jemi vend anëtar. /MAPO/

Lexo edhe
Politikë

FOTO/ Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi

Politikë

Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Rama përbuzje ndaj shqiptarëve. Si thonë dibranët; ik me të majra ose…

Tags: #Bashkimi Europian #bota #Ekonomi #kuvend #Para #preç zogaj #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • FOTO/ Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi
  • Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Rama përbuzje ndaj shqiptarëve. Si thonë dibranët; ik me të majra ose…
  • “73 ditë protestë, botërori më i bukur i historisë sonë”, gazetari Osman Stafa thirrje Diasporës: Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ju! Lërini partitë, mendoni për vendin!
  • Revolta popullore/ Aktivisti thirrje klasës politike: Ju erdhi fundi! Duam një Kushtetutë dhe një qeveri të re teknike!
  • Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Rama përbuzje ndaj shqiptarëve. Si thonë dibranët; ik me të majra ose…
  • “73 ditë protestë, botërori më i bukur i historisë sonë”, gazetari Osman Stafa thirrje Diasporës: Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ju! Lërini partitë, mendoni për vendin!
  • Revolta popullore/ Aktivisti thirrje klasës politike: Ju erdhi fundi! Duam një Kushtetutë dhe një qeveri të re teknike!
  • Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave!
  • Protestuesi nga Dibra: Vendi im është shpopulluar. S’na e ka fajin Europa, por këta brenda!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 48 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë, kërkesa kryesore: Rama dorëhiqu! Shqipëria kërkon revolucion 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

FOTO/ Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi

Një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të miliarderit George Soros, Alex Soros raportohet se ka ndodhur…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Rama përbuzje ndaj shqiptarëve. Si thonë dibranët; ik me të majra ose…

Një qytetar që mori fjalën gjatë protestës para Kryeministrisë kritikoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“73 ditë protestë, botërori më i bukur i historisë sonë”, gazetari Osman Stafa thirrje Diasporës: Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ju! Lërini partitë, mendoni për vendin!

Gazetari i News24, Osman Stafa, mbajti një fjalim të fortë në protestën para Kryeministrisë, duke ngritur në peshë…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by