Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Fatin e vendit s’mund ta ketë vetëm një person në dorë”/ 25 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Auron Tare: Rinia është rebeluar!
Politikë

“Fatin e vendit s’mund ta ketë vetëm një person në dorë”/ 25 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Auron Tare: Rinia është rebeluar!

• 24 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Studiuesi dhe historian Auron Tare, ka deklaruar se mijëra qytetarë që do të dalin sot për ditën e 25 në shesh dhe në rrugët e Tiranës, është shenjë e rebelimit të rinisë.

Read more:LIVE-Kryeministri i postoi foton/ Erlis Sina i përgjigjet sërish Ramës: Nuk jam miku yt, se je shkaktar i halleve të mia! Do të japësh llogari për çdo qindarkë të vjedhur

Ai u shpreh se revolta kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama ka kthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa ka shtuar se e Shqipërisë nuk mund ta ketë në dorë një
njeri i vetëm.

Read more:LIVE – “Rama jep dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit vijojnë marshimin pa shenja ndalimi: Shqipëri e Re!

“Kemi një rebelim të madh të rinisë për të thënë që nuk është më e pranueshme që arkitekturën, peizazhet, trashëgiminë kulturore apo e vendit ta ketë vetëm një person në dorë. Ky është thelbi i kësaj proteste të madhe në bulevard.
Para disa vitesh kisha një takim, intervistë, quajeni si të doni, mbi tre orë me një gazetar shumë interesant të Neë Yorker, i cili është në Shqipëri.
Duhet thënë që Tirana është pak a shumë, për mua që merrem me mediat, në një situatë lufte ku mediat nga më të rëndësishmet të botës kanë zbarkuar në Tiranë, vetëm në kohën e Kosovës ka ndodhur kjo.
Vendi po përballet me një tjetërsim të pakthyeshëm të zonave të mbrojtura, duke ia dorëzuar bregdetin dhe parqet kombëtare një grupi shumë të ngushtë interesi. Prej vitesh qytetarët kanë parë tkurrjen e hapësirave publike, duke nisur që nga cenimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore e deri te zhdukja e vijës bregdetare.
Dhe ai po më pyeste se çfarë po ndodhte dhe unë i thashë: Për të kuptuar çfarë po ndodh, duhet të kuptoni se çfarë ka ndodhur në Butrint këto vjet. Pra për t’ju dhënë përgjigje dhe atyre pyetjeve tuaja. Çfarë ka ndodhur? Përpjekjet e mëdha që u bënë në ’98-n, ’99-n, 2000-n, kur dhe zoti Rama ishte ministër i Kulturës, dhe disa prej kryeministrave të kohës si Nano, Meta dhe presidenti Meidani, punuan fort që… jo vetëm qyteti antik, por e gjithë zona përqark të shpallej zonë e mbrojtur, pasuri botërore, konventa Ramsar, e tjerë e tjerë.
Para katër vjetësh, nëpërmjet një procesi totalisht të korruptuar dhe të manipuluar nga qeveria shqiptare dhe AADF-ja, pra Fondi Shqiptaro-Amerikan, u bë e mundur që qytetit antik t’i ngulej një flamur amerikan, pra tashmë do të menaxhohet nga një fond amerikan, AADF-ja, dhe zona përqark, pra gjithë zona më e bukur e Shqipërisë përballë Korfuzit, është dhënë, apo po planifikohet të jepet, ndërtuesve të ndryshëm të cilët kanë filluar tashmë dy operacione të mëdha: njëra është Kepi i Stillos, tjetra është zona nga Ksamili në Kanalin e Vivarit. Pra po ndërtohet dhe në vende të tjera siç është për shembull qyteti edhe më i lashtë i Butrintit, Kalivoja, planifikohet të ndërtohet, po dhe zonat e Bufit apo Diaporitit e tjerë e tjerë.
Të gjitha këto janë bërë me votën e kukullave të parlamentit, të cilët votuan për të amenduar ligjin, si ligjin e trashëgimisë kulturore, pra që i hapte rrugë menaxhimit të qendrave antike shqiptare apo të zonës së trashëgimisë kulturore me fondacione, si dhe amendimit të ligjit të famshëm të 2024-s, i cili specifikisht thotë që tashmë në zonat e mbrojtura mund të ndërtohen edhe resorte me pesë yje.
Pra të dyja këto ligje janë bërë specifikisht për të ndërhyrë në zonat më të bukura të Shqipërisë duke prishur në mënyrë të pakthyeshme disa prej trashëgimisë tonë më të rëndësishme që ne kemi.
Dhe kjo mendoj unë e shpjegon fare mirë çfarë po ndodh në Zvërnec, Pishë Poro, Nartë, e tjerë e tjerë, ku e vërtetë, ajo protesta filloi për atë moment, pra për atë zonë, por është e shtrirë në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura siç është Rrjolli, siç është Delta e Vjosës, siç është Langarica e cila është shpartalluar komplet, siç është përgjatë lumit të Vjosës që është shpallur park kombëtar, siç është Thethi apo Valbona e tjerë e tjerë. Pra zonat të cilat janë zona të mbrojtura, tashmë me këtë ligj u hap, pra u thye diga për të shkuar dhe për të ndërtuar. Dhe e gjitha kjo në bindjen time, e mbështetur, e sponsorizuar nga një grusht i vogël njerëzish të cilët e kanë parë jo vetëm vijën bregdetare, por dhe vende të tjera të natyrës, si mundësi për zhvillim, pra për ndërtim, për vila, për t’i shitur e tjerë e tjerë. Por e gjitha kjo ka të bëjë edhe me një mbrapavijë tjetër. Mënyra se si këto 5, 6, 7 vitet e fundit është zhvilluar turizmi. Pra rendja pas numrave, sa më shumë njerëz, sa më shumë numra, e gjitha kjo sigurisht do të sillte presionin ndaj natyrës, ndaj zonave të mbrojtura. Pra rritja e numrit edhe në mënyrë artificiale…

Read more:“Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë

Lexo edhe
Politikë

Revoltat masive për largimin e Ramës/ Agron Duka thirrje socialistëve: Dëgjoni zërin e protestuesve, nesër mund të jetë vonë!

Politikë

“Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë

Tags: #Gazetar #Mediat #Meta #Para #Presidenti #Protesta #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revoltat masive për largimin e Ramës/ Agron Duka thirrje socialistëve: Dëgjoni zërin e protestuesve, nesër mund të jetë vonë!
  • “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë
  • 26 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Duhet të jenë politike. Aktivisti: Diaspora do të vijë sërish më 4 korrik, është zgjim kombëtar
  • Shehaj denoncon ligjin e ri: Rama po përgatit grabitjen e tokave bujqësore! Duhet të japë dorëheqjen!
  • Takimi me Papa Leone XIV, Agron Gjekmarkaj: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar
Nga të njëjtat tag-e
  • Revoltat masive për largimin e Ramës/ Agron Duka thirrje socialistëve: Dëgjoni zërin e protestuesve, nesër mund të jetë vonë!
  • “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë
  • 26 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Duhet të jenë politike. Aktivisti: Diaspora do të vijë sërish më 4 korrik, është zgjim kombëtar
  • Shehaj denoncon ligjin e ri: Rama po përgatit grabitjen e tokave bujqësore! Duhet të japë dorëheqjen!
  • Helmimi nga ushqimi, specialisti i ISHP-së: Produktet të ruhen në ambiente të freskëta, s’mund të mbahen në temperaturat e dhomës më shumë se një orë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 25 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 18 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Sociale Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen 15 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin! 14 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama u tha protestuesve “f*ck you”, deputetja socialiste kritika qytetarëve: Ndaloni gjuhën e urrejtjes 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revoltat masive për largimin e Ramës/ Agron Duka thirrje socialistëve: Dëgjoni zërin e protestuesve, nesër mund të jetë vonë!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar lidhur me protestat qytetare, duke u bërë thirrje socialistëve…

• 32 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

“Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë

Teksa protesta ka hyrë në ditën e 26, të shumta kanë qenë artikulimet për atë që pritet të…

• 32 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

26 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Duhet të jenë politike. Aktivisti: Diaspora do të vijë sërish më 4 korrik, është zgjim kombëtar

Protestat masive antiqeveritare kanë hyrë në ditën e 26 të tyre, ku qytetarët kërkojnë prej gati një muaji…

• 32 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by