Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure zhvilloi një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste, në selinë e Partisë Socialiste.
Gjatë mbledhjes kryeministri foli edhe për protestat masive, që kanë përfshirë vendin prej 24 ditësh. Sipas asaj që është zbardhur nga mbledhja Rama mësohet të ketë kërkuar nga eksponentët e PS-së që të zbresin në terren për të komunikuar me qytetarët pasi janë në luftë digjitale dhe se situata është e pamenaxhueshme.
Për këtë deklaratë të Ramës ka reguar edhe aktivisti Artur Meçollari. Meçollari deklaron se kryeministri ka pranuar se e ka humbur betejën dhe prandaj duhet të dilet sërish në protestë sot në orëb 19:00.
Read more:“Rama ik”/ Rreth një muaj sheshi plot, mbahet sot protesta e 25-të, qytetarët: Revolucion!
“Edi Rama pranon se ka humbur luftën digjitale (me algoritmin)
Read more:Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen!”
Nuk thotë “nuk e fitoj dot”. Por “nuk e fitojmë dot”. Kur ka suksese janë të tijat, dështimet i takojnë partisë.
Tani do zbresë partia në terren. Por, ta dinë se do dëgjojnë “topat” e Abedinit.
Shihemi në 19:00 në shesh”, shkruan ai.




