Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Këshilltarja demokrate Edlira Gjidede rifitoi mandatin me vendim gjykate, Ina Zhupa: Opozita riktheu zërin e munguar në Këshillin Bashkiak të Sarandës
Politikë

Këshilltarja demokrate Edlira Gjidede rifitoi mandatin me vendim gjykate, Ina Zhupa: Opozita riktheu zërin e munguar në Këshillin Bashkiak të Sarandës

• 1 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e PD, Ina Zhupa u shpreh sot se opozita riktheu zërin e munguar në Këshillin Bashkiak të Sarandës.

Gjatë një deklarate nga qyteti bregdetar, Zhupa tha se PD e çoi deri në fund betejën për mandatin e këshilltares Edlira Gjidede.

“Edlira Gjidede mori pjesë sot për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi ia rikthyem mandatin me vendim gjykate. Ky Këshill Bashkiak ka vepruar në paligjshmëri. Ky Këshill Bashkiak u hoqi përfaqësimin qytetarëve të Sarandës, i hoqi një zë opozitës dhe sot erdhëm për ta rikthyer. Opozita u përfaqësua edhe me Edlirën sot në Këshillin Bashkiak dhe ngriti çështjet e interesit publik, që nga arsimi, problemet e ujit të pijshëm, problemet e terminalit, parkimeve dhe gjithçka tjetër që ka nevojë t’u jepet zë për qytetarët e Sarandës”, tha Zhupa.

Read more:“Masakër!”/ Ina Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

Deklarata e Ina Zhupës

Sapo përfunduam mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Zgjodha të jem pjesëmarrëse në këtë mbledhje, pasi ishte një ditë e veçantë për demokracinë vendore në Sarandë. Edlira Gjidede mori pjesë sot për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi ia rikthyem mandatin me vendim gjykate.

Ky Këshill Bashkiak ka vepruar në paligjshmëri. Ky Këshill Bashkiak u hoqi përfaqësimin qytetarëve të Sarandës, i hoqi një zë opozitës dhe sot erdhëm për ta rikthyer.

Read more:“‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës në Shqipëri”, Këlliçi: Skandaloze! Arkitektët ndërkombëtarë janë shndërruar në patronazhistë të Ramës

Opozita u përfaqësua edhe me Edlirën sot në Këshillin Bashkiak dhe ngriti çështjet e interesit publik, që nga arsimi, problemet e ujit të pijshëm, problemet e terminalit, parkimeve dhe gjithçka tjetër që ka nevojë t’u jepet zë për qytetarët e Sarandës.

Ne treguam se, si Partia Demokratike, i shkojmë deri në fund të drejtës. Treguam se vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet nga vullneti i mazhorancës socialiste, edhe pse ajo ka votat në Këshill. Sepse e drejta është e patjetërsueshme dhe ne do t’i qëndrojmë asaj, siç i qëndruam deri në fund edhe në këtë rast.

Read more:Nis asfaltimi i rrugëve në Lezhë, kryebashkiaku: Një investim prej 16 milionë euro, qyteti do të përjetojë një tjetër histori

Ky Këshill Bashkiak së shpejti do të shpërbëhet, por çdo ditë që ne do të jemi këtu, do të jemi në shërbim të interesit të qytetarëve të Sarandës. Dhe së shpejti, uroj që me votën e qytetarëve të Sarandës ta ndryshojmë këtë Këshill Bashkiak, ta ndryshojmë Bashkinë e Sarandës dhe ta kthejmë atë në funksion të qytetarëve, në funksion të së mirës publike, të interesit publik dhe jo në funksion të interesave partiake apo të interesave të oligarkëve, siç ka qenë deri tani.

Këmbë të mbarë dhe punë të mbarë, Edlira! Partia Demokratike do të jetë përherë në krah të kauzave të drejta të qytetarëve, duke i përfaqësuar ata deri në fund.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Arsimi #Ina zhupa #jetë #opozita #Partia Demokratike #Qyteti #sarande

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 14 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin