Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta mbështetet nga 80% e shqiptarëve, pjesa tjetër janë patronazhistë”/ Çfarë ndodhi dje para Parlamentit? Shkëlzen Bushi: Këta duan gjak! Nëse dikush flijohet…
Politikë

“Protesta mbështetet nga 80% e shqiptarëve, pjesa tjetër janë patronazhistë”/ Çfarë ndodhi dje para Parlamentit? Shkëlzen Bushi: Këta duan gjak! Nëse dikush flijohet…

• 1 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shkëlzen Bushi, një nga protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit, ka dhënë versionin e tij për ngjarjet, duke pretenduar se tubimi nisi në mënyrë paqësore, por përfundoi me dhunë dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Në një intervistë nw News24, Bushi deklaroi se protesta gëzon mbështetjen e rreth 80% të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër, sipas tij, përbëhet nga “patronazhistë”.

Duke folur për përplasjet me policinë, ai pretendoi se dhuna e ushtruar ndaj protestuesve, ndonëse e padëshiruar, i ka shërbyer protestës.

Read more:FOTO/ Sherr me fqinjin për gjobat e makinave nga policia, dhunohet analisti Ilir Demalia! Në kërkim autori

“Dhuna na shërbeu pa dashje. Pa u flijuar dikush, kjo protestë nuk do ta merrte kuptimin e brendshëm. Aty u flijuam gjashtë persona. Këta duan gjak. Nëse duan gjak, le të flijohet një ose dy jetë. Ne nuk kishim diskutuar asgjë paraprakisht”, u shpreh Bushi.

Sipas tij, protesta nisi me veprime simbolike, si hedhja e vezëve dhe miellit ndaj godinës së Parlamentit, me synimin për të shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve.
“Po prisnim që deputetët të dilnin nga Parlamenti për t’i goditur me vezë dhe miell, si një mesazh simbolik për t’u treguar se nuk jemi dakord me atë që po bëjnë. Ndërkohë, gjatë gjithë kohës shtoheshin forcat policore dhe ngushtohej kordoni i sigurisë”, tha ai.

Bushi tregoi se në një moment një grup protestuesish u përplas me policinë pranë hyrjes së Parlamentit dhe se ai, bashkë me disa persona të tjerë, krijuan një kordon njerëzor mes policisë dhe protestuesve për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Read more:Protesta kundër Ramës/ Qytetarët u morën zvarrë para Parlamentit! PDE/EDP ngre shqetësime për ndërhyrjen e policisë: Shqetësuese për një vend që aspiron BE-në

Ai pretendoi gjithashtu se në protestë mund të kenë qenë të infiltruar persona me qëllim provokimin e incidenteve.

“Nuk e dimë kush ishte aty. Mund të ketë pasur edhe persona që janë futur mes protestuesve vetëm për të provokuar situatën”, deklaroi ai.

Sipas Bushit, ai u përpoq të ndante protestuesit nga efektivët e policisë për të shmangur përplasjet fizike, por pretendon se u godit dhe u arrestua.

Read more:“Shqipëria kërkon revolucion”/ Kuvendi në seancë plenare, qytetarët protestë para godinës: Jepni dorëheqjen!

“Shkova për t’i ndarë, që të mos kishte gjakderdhje. Në atë moment një polic më goditi, më pas më kapën për flokësh, më futën brenda kordonit dhe më rrahën në tokë”, tha Bushi.

Ai shtoi se, pas ndalimit, qëndroi për rreth pesë orë në komisariat dhe theksoi se nuk ndihet i frikësuar, por se shqetësimi i tij i vetëm është që protestuesit të mos tërhiqen nga pjesëmarrja në tubimet e ardhshme.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Politikë

56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Tags: #Dhuna #jetë #Para #Parlamenti #Policia #Protesta #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
  • LIVE- “Jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit ‘rrethojnë’ komisariatin 3: Nuk jeni vetëm! Lironi shqipet. “Rama në burg, Berisha në burg”
  • LIVE- 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
  • FOTO/ Dita e 56 revoltës kundër qeverisë, qytetarët mesazh për Ramën në bulevard: “I pabesë”
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
  • LIVE- “Jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit ‘rrethojnë’ komisariatin 3: Nuk jeni vetëm! Lironi shqipet. “Rama në burg, Berisha në burg”
  • LIVE- 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
  • FOTO/ Dita e 56 revoltës kundër qeverisë, qytetarët mesazh për Ramën në bulevard: “I pabesë”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 11 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati… 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Shiste bizhuteri floriri dhe ora dore të vjedhura, arrestohet argjendari në Lezhë! Sekuestrohen sendet e çmuara, vlera arrin në 300 mijë euro (EMRI+VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Pas marshimit në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme, protestuesit marshuan edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku bënë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Rezistenca qytetare në Tiranë vijoi me protestën e 56-të kundër Ramës. Mijëra protestues mbërritën në Komisariatit nr. 3,…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

LIVE- “Jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit ‘rrethojnë’ komisariatin 3: Nuk jeni vetëm! Lironi shqipet. “Rama në burg, Berisha në burg”

Pas protestës së 56-të para Kryeministrisë, mijëra protestues marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku kërkojnë lirimin e të…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by