Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. LISTA/ Zgjidhet mes risive Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja anëtarët e zgjedhur
Politikë

LISTA/ Zgjidhet mes risive Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja anëtarët e zgjedhur

• 2 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organeve kryesore drejtuese të Partisë: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Pas një procesi zgjedhor të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë:

Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur znj. Juliana Emiri.

Read more:“Hiqni imunitetin e Ballukut që të bëhet drejtësi”/ 32 ditë revoltë, protestuesi i kërkon Ramës 5 kërkesat: Jep dorëheqjen menjëherë ti dhe qeveria jote! Thirrja për SPAK

20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë:

Femra
1. Eda Grimci
2. Edith Harxhi
3. Florjana Garo
4. Ilda Zhulali
5. Lili Sula
6. Mimoza Hajdarmataj
Të rinj
1. Andia Ulliri
2. Desada Xhetani
3. Fatjon Bathorja
4. Glauk Olldashi
5. Lorenca Hoxha
6. Nikola Kedhi
Burra
1. Atird Hoxha
2. Dorjan Teliti
3. Ervin Minarolli
4. Fisnik Qosja
5. Gjin Gjoni
6. Grigels Muçollari
7. Ilir Alimehmeti
8. Keltis Kruja

Me konstituimin e Kryesisë së re, ajo do të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së, më 30 maj 2026.

Read more:“Verifikim, hetim dhe kontroll financiar”/ Kreu i SPAK: Strategji kombëtare dhe task-forcë 4 muaj para zgjedhjeve për krimin elektoral

Më tej do të vijojë zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Sekretariatin dhe Departamentet, duke përmbyllur kështu procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes së Partisë.

Këshilli Kombëtar i sapokonstituuar pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PDSH-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Në mënyrë konkrete:
1. Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një grua, znj. Juliana Emiri, e cila i është bashkuar Partisë Demokratike nga shoqëria civile.
2. Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë do të jenë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.
3. Katërmbëdhjetë nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë pjesë e Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.

Read more:“Rama i tha shqiptarëve f*ck you, sot ia thotë edhe Kuvendit”/ Bardhi: Kryeministri i kapur nga krimi, e ka menduar dorëheqjen, por…

Në përfundim, Komisioni Zgjedhor falënderon mediat për ndjekjen e pandërprerë të procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të gjithë kandidatët dhe vëzhguesit e tyre për kontributin në zhvillimin e një procesi korrekt, transparent dhe të besueshëm.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kandidatët që morën pjesë në këtë garë të brendshme dhe nuk rezultuan fitues. Kontributi, angazhimi dhe vlerat e tyre përbëjnë një pasuri të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e procesit të saj të ripërtëritjes dhe forcimit.

Lexo edhe
Politikë

Sezoni i ri politik/ Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat (VIDEO)

Politikë

VIDEO/ Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat

Tags: #gjin gjoni #ilir alimehmeti #Kryesore #Maj 2026 #Mediat #Para #Pdsh #Procesi zgjedhor

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sezoni i ri politik/ Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat (VIDEO)
  • VIDEO/ Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat
  • Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!
  • Sezoni i ri politik/ Kryeministri Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
  • Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 13 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 11 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sezoni i ri politik/ Rama sërish mbledhje në Pogradec, pas drejtuesve politikë sot takim me ministrat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish këtë të hënë ministrat në Pogradec. Ky takim vjen një ditë pasi…

• 43 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat

Kryetari socialist i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj, ka dalë kundër propozimit për shkrirjen e 15 bashkive, duke ngritur…

• 43 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!

Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar mbledhjen e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, të thirrur nga kryeministri…

• 43 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by