Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Lufta e brezit tim nuk është të kërkojë një vend për të jetuar, por të shndërrojmë Shqipërinë në të jetueshme”, ‘Neomalsorja’ thumbon Ramën në “Financial Times”: E kam edhe personale
Politikë

Lufta e brezit tim nuk është të kërkojë një vend për të jetuar, por të shndërrojmë Shqipërinë në të jetueshme”, ‘Neomalsorja’ thumbon Ramën në “Financial Times”: E kam edhe personale

• 3 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një postim në rrjetet sociale deputetja, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shpërndarë një intervistë të sajën për “Financial Times”. ‘Neomalsorja’, duke folur për protestat ka deklaruar se prindërit i kanë rritur fëmijët me idenë se lumturia është përtej kufijve ndërsa protesta tregoi se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar.
Në postimin e saj shkruan se ka shprehur atë që ka ndjerë prej kohësh, se lufta e brezit të saj nuk është kërkimi i një vendi tjetër për të jetuar, por për të shndërruar vendin ku jeton në të jetueshëm, duke akuzuar kështu indirekt qeverinë “Rama” se e ka bërë vendin të vështirë për të jetuar.

“Në këtë artikull, në Financial Times, kam shpreh atë që e kam ndje prej kohësh dhe që e kam përjetu edhe si histori personale: lufta e brezit tonë nuk asht me kërku nji vend tjetër ma të mirë për me jetu, por me e shndërru në ma të jetueshëm vendin të cilit i përkasim”, deklaron ajo.

Pjesa e artikullit dedikuar Marjana Koçekut:
“Pas shpërthimit të protestave në Tiranë , duket se punimet janë ndalur. Javën e kaluar në vend nuk ishin të dukshëm kamionë, materiale apo punëtorë ndërtimi dhe gardhi i ri ishte hequr.

Read more:Balla i kërkoi ‘Neomalsores’ dorëzimin e mandatit/ Arben Malaj: Rilindja si organizatë mafioze. Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias i japin të drejtë Marjana Koçekut

Parlamenti Europian, i cili ka të drejtë fjale në kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë, në mesin e qershorit bëri thirrje për një moratorium mbi të gjitha punimet dhe lejet e reja të ndërtimit në zonat e mbrojtura të vendit dhe kërkoi që amendamenti ‘me pesë yje’ të shfuqizohet.

Për Marjana Koçekun, një ligjvënëse 25-vjeçare në Tiranë, protestat tregojnë një ndryshim në mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e shohin vendin e tyre.

Read more:LIVE- “Rama e ka sharë popullin shqiptar”, protestuesi: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra! Kryeministri të dorëhiqet, vetëm kanë vjedhur

Shqipëria përjetoi emigracion masiv pas përfundimit të sundimit komunist në vitin 1991, por ky fluks po fillon të ngadalësohet. Shumë anëtarë të diasporës u kthyen gjithashtu në Tiranë për demonstratat, tha Koçeku.

“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve, por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar, në vend të një vendi për t’u larguar”

Read more:“Nuk na trembin as me dhunë as me gaz lotsjellës”/ “Shpërthen” protestuesja: Nënat e reja të vijnë në shesh me fëmijët, ne i kallim datën Ramës

Jeta e Koçekut pasqyron këtë ndryshim. E rritur në një fshat malor të izoluar në veri të Shqipërisë, ku mund të shkohet vetëm me varkë, ajo u nis për në Itali për të studiuar. Por ajo u kthye në Shqipëri për të zhvilluar një projekt turizmi të qëndrueshëm në shtëpinë e familjes së saj përpara se të hynte në politikë.

Muajin e kaluar, ajo u largua nga partia qeverisëse e Ramës për shkak të projektit të vijës bregdetare të Zvërnecit, duke u bërë e vetmja deputete e pavarur në parlamentin e Shqipërisë. Që atëherë ajo ka marrë kërcënime”, shkruhet në artikull.

Read more:Shërbimet lënë pas prodhimin, turizmi dhe ndërtimi rriten, industria shqiptare vijon tkurrjen

Prej më shumë se një muaji Shqipëria është përfshirë nga protesta masive antiqeveritare që nisën pas dhunës së ushtruar ndaj një qytetari në Zvërnec të Vlorës, pas protestave në këtë zonë kundër ndërtimeve.
Ngjarjen e pasuan protesta të mëdha, të cilat që nga fundi i majit vijojnë çdo ditë para Kryeministrisë.
Përveç protestave, ka pasur edhe eksponentë nga brenda Partisë Socialiste, që tashmë janë bashkuar me protestuesit, një ndër to është edhe deputetja Marjana Koçeku e njohur për publikun si “Neomalsorja”.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Deputete #Fëmijët #Financial times #fluks #Gardhi #itali #Marjana Koçeku #ndërtimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 8 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin