Një pensionist pjesëmarrës në protestën e 48-të në Tiranë ka dhënë një prononcim për News24, shprehu pakënaqësinë e tij ndaj qeverisë.
“Jam këtu për lotët e atyre nënave që qajnë për fëmijët e tyre emigrantë”, tha ai.
Sipas pensionistit, largimi i të rinjve nga Shqipëria është një nga shqetësimet më të mëdha të shoqërisë. “Ky duhet të kishte ikur prej kohësh. Nëse do të kishte pak dinjitet”, u shpreh ai, duke iu referuar Ramës.
Read more:“Shqipëria europiane është ajo në shesh”/ Tabaku: Pa reforma reale mbetemi ende larg BE-së
Pensionisti falënderoi News24 që po raporton nga protestën.
“Ju falënderojmë juve, sepse mediat e tjera nuk po e japin”, tha ai.



