Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Deputetët nuk na përfaqësojnë”/ 51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët mblidhen para Kuvendit
Politikë

“Deputetët nuk na përfaqësojnë”/ 51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët mblidhen para Kuvendit

• 20 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qytetarët që prej 51 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë kanë paralajmëruar një tjetër tubim, i cili do të zhvillohet sot përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me seancën plenare. Seanca është njoftuar se do të nisë në orën 12:00.

Ndërkohë ka nisur mbledhja e qytetarëve jashtë Parlamentit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje dje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, duke deklaruar se synojnë të përcjellin mesazhin e tyre edhe përpara deputetëve.

Read more:51 ditë revoltë! Shqiptarët nuk ndalin rezistencën, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës: Shqipëri e re!

Sipas aktivistëve, protesta para Kuvendit do të jetë një vazhdim i rezistencës qytetare që prej shtatë javësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë. Ata kanë theksuar se tubimi synon të shprehë pakënaqësinë ndaj institucioneve dhe mënyrës së funksionimit të Parlamentit.

“Do t’i tregojmë Kuvendit se nuk ndihemi të përfaqësuar dhe se qytetarët kërkojnë ndryshim”, është shprehur një nga aktivistët gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Protesta pritet të zhvillohet ndërsa në Kuvend do të mbahet seanca plenare, ku në rendin e ditës janë raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligji për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit, si edhe shqyrtimi i projektrezolutave për veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë dhe organeve të pavarura, përfshirë SPAK-un, Prokurorinë e Përgjithshme, KLGJ-në, KLP-në dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Read more:Nesër protestë para Kuvendit, aktivisti paralajmëron: Më 23 korrik tubimi i madh! T’i tregojmë Ramës që nuk e duam më

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë protestë e madhe është paralajmëruar në datën 23 korrik, kur do të mbahet edhe seanca e fundit plenare, para pushimeve të verës.
Aktivistët kanë bërë disa herë thirrje gjatë protestës së mbrëmshme për pjesëmarrje masive para Kuvendit më 23 korrik, ndërsa kanë bërë me dije se po bëjnë përgatitje të veçanta për këtë ditë.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #jetë #klgj #KLP #kuvend #Para #projektligji #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 23 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin