Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave (VIDEO)
Politikë

Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave (VIDEO)

• 13 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Situata e zjarreve në qarkun Dibër vijon të jetë problematike, me dy vatra aktive të raportuara gjatë ditës së sotme. Më shqetësuese paraqitet situata në Parkun Kombëtar të Lurës, ku zjarri në vendin e quajtur Maja e Ruveshit, mbi fshatin Borie Lurë, ka marrë përmasa të reja gjatë natës.

Sipas autoriteteve vendore, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka rritur ndjeshëm perimetrin e zjarrit. Vatra është shtrirë në tre drejtime, nga ana e fshatit Gurë Lurë, në drejtim të Fushë Lurës, ndërsa flakët janë afruar edhe poshtë malit, duke iu afruar rreth 50 metra disa banesave në fshatin Borie Lurë.

Situata përshkruhet si shumë e vështirë dhe alarmante, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave zjarri mund të bëhet edhe më i vështirë për t’u menaxhuar.

Read more:Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave! Nis ndërhyrja nga ajri! Avioni ‘Air Tractor’ aktivizohet në Lurë, 2 vatra në Fier (VIDEO)

Në operacionin për përballimin e situatës janë angazhuar 15 efektivë të MZSH-së, 10 efektivë të shërbimit pyjor, 12 forca të ADZM-së, dy punonjës të emergjencave civile të bashkisë, 20 forca bashkiake, 15 vullnetarë, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 punonjës të Policisë së Shtetit.

Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në terren, me fokus kryesor frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe banorëve të zonës.

Read more:Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)

Një tjetër vatër aktive është raportuar në Qafën e Helmes, në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë, në territorin ngjitur me Njësinë Administrative Selishtë të Bashkisë Dibër. Sipas vlerësimit të situatës, zjarri ka zhvillime të pakta dhe ndodhet larg zonave të banuara. Për monitorimin dhe vlerësimin e kësaj vatre janë angazhuar 10 efektivë zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë.

Ndërsa situata në Qafën e Helmes paraqitet e qëndrueshme, vëmendja kryesore e strukturave të emergjencave mbetet e përqendruar në Lurë, ku zjarri vijon të jetë aktiv dhe kushtet e motit, veçanërisht temperaturat e larta dhe era, favorizojnë përhapjen e flakëve.

Lexo edhe
Politikë

Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht

Politikë

Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual

Tags: #Bulqize #Fokus #jetë #Kryesore #Temperaturat #temperaturat e larta #Vatra #Video #zjarrfikës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht
  • Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!
  • Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugën “Ukraina e lirë”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual
  • Reshje të vogla shiu në pjesën më të madhe të vendit, shtrëngata në zonat malore… si parashikohet moti i së enjtes (VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, nën kontroll zjarri në Lundër e Priskë, ndërhyjnë 2 helikopterë! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! Vijon vatra në Lurë (VIDEO)
  • Zjarret/ Vihet nën kontroll situata në Daias të Tiranës, ndërhyn edhe helikopteri! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, vijojnë në Lurë e Mallakastër (VIDEO)
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 14 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi! 7 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual

Bashkia Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e 24 Korrikut të…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese

Këtë të enjte, 13 gusht, pritet të zhvillohet në Tiranë protesta e 75-të, në vijim të protestave të…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by