Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj regjisorit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.
Bozo u arrestua, pasi përplasi për vdekje të miturin7-vjeçar në aksin nacional Elbasan–Librazhd.
Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
Pas ngjarjes Petri Bozo dëshmoi në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Madje kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje të miturin.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




