Protestuesit pretendojnë se arsyeja që i ka çuar në ndryshimin e skenarit të tubimit të sotëm është shkuarja e kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij.
Gazetari Osman Stafa raporton se protestuesit e kanë konsideruar një provokim praninë e kreut të qeverisë në Kryeministri, duke vendosur për të ndryshuar mënyrën e zhvillimit të protestës.
Ndërkohë, situata përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Forcat e policisë kanë tentuar të largojnë protestuesit nga godina, ndërsa këta të fundit kanë kundërshtuar lëvizjen e efektivëve.
Read more:“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
Tensionet vijnë në ditën e 94-t të protestës kundër qeverisë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.




