97 ditë protestë, revoltë dhe qëndresë. Qytetarët vijojnë të dalin në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Prej 97 ditësh, protestuesit shprehen se dorëheqja e kryeministrit mbetet një nga kërkesat kryesore dhe e panegociueshme e protestës.
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, qytetarët deklarojnë se nuk do të ndalen dhe se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” janë disa prej mesazheve të përcjella gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.




