Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave
Kronikë

Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave

• 6 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit.

Fieri vijon të jetë vatër problematike ku veç angazhimit të 13 automjete zjarrfikëse e 4 autoboteve, po ndërhyhet me një helikopter dhe një avion ‘Air Tractor.’ Në Çërrilë të Mallakastrës një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët.

Në Bardhaj të Shkodrës, janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, forca të shumta si dhe 1 helikopter. Flakët që vijojnë prej 24 orësh po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve. Një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Në Tërbun ka një vatër të re zjarri, pas flakëve që përfshinë një sipërfaqe prej 3 mijë hektarësh disa ditë më parë.

Në malin e Dajtit janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter.

Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon.

Read more:Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier, digjen banesa e biznese! 3 të asfiksuar, ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë dhe 1 avion! Një shtëpi e djegur edhe në Himarë, flakët përhapen me shpejtësi

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:29

Zjarr në Borje të Kukës, era favorizon flakët

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një sipërfaqe të mbuluar me dëllinja në fshatin Borje, në Shishtavec të Kukësit.

Për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit janë angazhuar banorë të zonës, ndërsa zjarrfikësja e Kukësit është nisur menjëherë.

Sipas banorëve, situata po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe rrit rrezikun që zjarri të afrohet drejt banesave.

Ora 14:08

Iu afrua banesave, shuhet zjarri në Krastë të Elbasanit

Një zjarr ka përfshirë kodrën e Krastës në Elbasan duke iu afruar banesave. Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë duke arritur ta vendosnin në kontroll e më pas e kanë fikur.

Read more:Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen disa banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera! Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier

Ora 13:36

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.

Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të policisë dhe banorë të zonës, të cilët janë bashkuar në operacionin për neutralizimin e zjarrit. Ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa vatra ndodhet larg zonës së banuar.

Ora 13:32

Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt në Shkodër, flakët u afrohen banesave! Ndërhyn edhe helikopteri, banorët: Dëm kolosal

Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve, në Shkodër. Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.

Në Bardhaj, ku një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndihmë nga institucionet.

Read more:Zjarret/ Himara kalon natë tmerri, 7 banesa përpihen nga flakët! Nis ndërhyrja me helikopter

“Unë kam shkuar të marr gruan rreth orës 11. Kur vijmë, shohim zjarrfikësen. Kur erdhëm te ura, pamë tymin. Tha gruaja ‘te shtëpia jonë more!’ përhapet me sekonda, ka bërë dëm kolosal, më ka djegur ullinjtë, veglat”, thotë ai.

Një tjetër banor kërkon vijimin e ndërhyrjes nga ajri, duke paralajmëruar se, pa mbështetjen e helikopterit, situata mund të përkeqësohet.

“Është gjithë ky vend, duhet ndërhyrje. Njerëzit s’kanë ç’bëjnë. Erdhi helikopteri e fiku, por ka vazhduar tërë natën. E rrezikshme se i djeg tërë malet, bardhanjorët ndodhen mbrapa malit, kanë shtëpitë”, shprehet banori.

Në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore ndërsa vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Read more:Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, evakuohen banorë e turistë! Flakët vihen nën kontroll pas 4 orësh betejë

Forcat operacionale janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, izolimin e vatrave aktive dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Ora 13:12

Rindezet zjarri në masivin pyjor të Terbunit, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit nisen drejt vatrës së re

1786984886_zjarrnemalineterbunit.jpg

Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Terbunit, vetëm pak ditë pasi flakët përfshinë zonën duke djegur rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe pyjore. Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Bashkia ka hapur konsultimet për instalimin e parkut eolik në këtë zonë.

Shërbimi zjarrfikës, i angazhuar edhe në vatra të tjera zjarri, është nisur drejt Terbunit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll flakët.

Read more:‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)

Ora 12:30

Fier/ Panorama e trishtë pas zjarrit në Levan, kodrat e gjelbra dhe tokat e mbjella kthehen në shkrumb

Kodrat e gjelbëruara të Levanit që mund të shiheshin vetëm pak ditë më parë, pas zjarrit janë veçse sipërfaqe të hirta.

Në videon krahasuese, shihet sesi tokat e mbjella me pemë frutore e ullinj janë shkretuar, ndërsa shtëpitë, për të cilat shumë banorë u përpoqën t’i shpëtonin nga flakët, zbardhin mes panoramës së zymtë.

Në Levan, u dogj një banesë dhe një stallë, por bagëtitë shpëtuan. Megjithatë, ka dëm të konsiderueshëm edhe për blegtorinë.

Sot vatra është ende aktive dhe nuk përjashtohet rreziku i aktivizimit. Në terren ndodhen forca të shumta, si dhe një avion ‘Air Tractor’ e një helikopter.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)

Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Automjete #avion #Banorët #Dushi #Elbasan #Fier #frakull #helikopter #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)
  • Zjarri ‘pushton’ varret në Ungrej të Lezhës/ Gjekmarkaj: Rreziku ka mbërritur pranë shtëpive, kërkohet ndërhyrje urgjente
  • Zjarret në Himarë/ Vangjel Tavo për Report TV: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, po evidentojmë dëmet, qytetarët do të kompensohen
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 7 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës 4 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 99 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi! 4 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)

Pamje dramatike vijnë nga fshati Rras i Lezhës, njësia administrative Ungrej, ku zjarret kanë djegur varrezat. Flakët, të…

• 52 minuta më parë • 12 min lexim
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Hysen Balla, 45 vjeç, drejtonte një automjet tip “Volksëagen Passat” kur rreth orës 05:20, në Maminas, përplasi nga…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Hysen Balla, 45 vjeç, drejtonte një automjet tip “Volksëagen Passat” kur rreth orës 05:20, në Maminas, përplasi nga…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by