Dritan Goxhaj, mbajti një fjalim të fortë në ditën e 100-të të protestës. Goxhaj bëri paralelizma me luftërat e Skënderbeut, duke theksuar se liria e popullit është mbi gjithçka. Ai gjithsesi nuk heziton ta quajë pushtetin si pa moral.
“Sot në ditën e 100-të të kësaj proteste, 100 ditë pa u lodhur dhe pa u trembur. Asnjë popull nuk e ka bërë këtë, kjo nuk është rastësi, kjo është trashëgimi. Nuk fiton ai që ka më shumë ushtarë, por ai që nuk dorëzohet kurrë. Po zbatojmë artin e luftës së Skënderbeut.
Skënderbeu kuptoi që rezistenca nuk mbatet me numra. Sot po tregojmë që morali është arma më e rëndësishme. Kjo ushtri e madhe është një betejë, një ushtri që nuk dorëzohet kurrë.
100 ditë më parë filluam ta ndërtojmë këtë mal. Nuk hodhëm gur, por mbajtëm qëndrim. Morali ynë është i pastër dhe ata nuk mund të na mposhtin. Nuk duam të kalojmë në përshkallëzim, ai do që ne të bëhemi të dhunshëm. Ai kontrollon gjithçka, disiplina ynë do na çojë drejt suksesit”, tha ai.




