Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot.
Kjo, pasi në mbështetje të protestuesve ka ardhur edhe diaspora.
Në këtë protestë u panë dhe pankarta pikante si “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”.
Pjesëmarrja sonte në protestë është tepër masive, teksa bulevardi kryesor në Tiranë është mbushur plot me qytetarë.




