Vazhdon rezistenca e diasporës në protestën e 105 në Tiranë kundër qeverisë.
Protestuesit kanë bërë thirrje, që të vazhdojnë rezistencën deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Një nga protestuesit tha se do qëndrojnë aty për shqiptarinë.
Protestuesi: Do qëndrojmë për shqiptarinë. Nata është e gjatë, nesër dita gjithashtu. Do rrimë këtu, të njihemi me njëri-tjetrin, derisa ta largojmë kryeministrin Edi Rama. Shqiptarët janë bashkë për t’i thënë stop tradhtarëve. Vetëm bashkë e sjellim ndryshimin.
U bënë edhe thirrje në drejtim të policisë, që të heqin kapelet e të hidhen në anën e protestuesve. Një grup protestuesish po bëjnë mosbindje civile, duke bllokuar rrugën.




