Dita e 46 e protestës në Divjakë dhe sërish banorët rezistojnë dhe kërkojnë që bashkia e tyre të mos shkrihet.
Reforma e re administrative territoriale ndër bashkitë e tjera parashikon edhe shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnjen.
Banorët janë në shesh për të pasur shërbimet aty dhe jo në Lushnje. Në fjalën e folësve natën e 46 të protestës në Divjakë u kërkua që përfaqësuesja e tyre të jetë aty për t’ju përgjigjur për qëndrimin që ajo mban!
Read more:Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Ndër të tjera, komentuan edhe dëgjesën e bërë pasdite sot në Divjakë nga komisioni i këshillit bashkia duke e quajtur të pavlerë përderisa nuk kishte as deputetë dhe as përfaqësues të komisionit “Mazniku”.
Edhe protesta e 46 e banorëve të di jakës u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit me thirrjet Divjaka bashki, Divjaka e qytetarëve jo e tradhtarëve!




