Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)
Sociale

‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)

• 15 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“S’mundem më, kam nevojë për psikolog!”

Kjo është thirrja e dëshpëruar e 34-vjeçares, e cila i rri tek koka e të atit në spitalin e Fierit. Ajo pretendon se është përdhunuar nga një 52-vjeçar, i cili është daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Ngjarja sipas saj ka ndodhur në Maj të këtij viti, ku përmes mashtrimit, ai e ka marrë në shtëpinë e tij për 45 ditë.

“Kam përjetuar gjëra të tmerrshme… Më ka dhunuar, përdhunuar, më ka kërcënuar, nuk mundem më. Dua psikolog!”, tha ajo në kushtet e anonimatit.

Read more:Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

E reja pretendon se gjatë kësaj periudhe ishte tërësisht e pamundur të largohej nga shtëpia e tij për shkak të dhunës dhe kërcënimeve të vazhdueshme.

“Nuk lëvizja dot, s’kisha shanse. Vetëm isha nën kërcënime, në dhunë. Çdo minutë, çdo minutë, më thoshte: ‘Do të vras, do të vras!’. Nuk mundem më, kam nevojë për psikolog, ju lutem!”, shprehet ajo me lot në sy.

Nga shtrati i spitalit, ku gjendet i plagosur në këmbë, i ati i saj, tregon se jeton në kushte të vështira ekonomike me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa 3 djemtë i ka në emigrim. 67-vjeçari rrëfen se i kishte kërkuar 52-vjeçarit punë për vajzën për të përballuar jetesën dhe detyrimet, por ai e rrëmbeu përmes mashtrimit.

Read more:Shpopullimi i fshatrave/ Mbeti vetëm 1 nxënës, i vihet kyçi shkollës së Neviçishtit në Korçë

“Quhet Bledar Bakaj, te cilin e njoha përmes motres sime se kisha nevojë për një vend pune për vajzën. Kishim detyrime ndaj shtetit për çështje toke. Kishim nevojë se jemi të 3 të sëmurë, për pak lekë se nuk e përballojmë dot si familje. Me pensione rrojmë, marrim nga 100.000 lekë të vjetra pension une e gruaja.”

“Na bëri një mashtrim, më pruri te spitali aty poshtë, te poliklinika, për vizitë, se vajza është me anemi e me alergji. Ai na premtoi se kishte njohje dhe do e çonte për kurim në Tiranë, por në fakt e mori në shtëpinë e tij dhe rrugës e ka përdhunuar, në kodrat e Vlorës.”

Read more:Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat

Pasi ka qëndruar 45 ditë në shtëpinë e tij, e reja ka mundur të rikthehet tek prindërit ku dhe ka bërë denoncim në polici. Prej muajit gusht, kishte marrë edhe urdhër-mbrojtje nga gjykata, por 52-vjeçari e ka thyer këtë urdhër-mbrojtje. Mbrëmjen e 13 shtatorit ka shkuar në shtëpinë e saj me qëllim për ta marrë forcërisht, ku ka hasur në rezistencën e të atit 67-vjeçar, që mbeti i plagosur.

“Erdhi sepse donte të merrte çupën, siç e mori herën e parë. Donte ta merrte për herë të dytë. Në momentin që më goditi me drapër, mua më preku venën dhe doli gjaku… nuk kisha më fuqi. Kishte edhe sëpatë me vete. Ai ra në pus me ujë 5 metra, doli me anë të tubit të pompës. Unë nuk i shkova me qëllim të keq që ta dëmtoja, se isha vetë në gjendje kritike ngaqë më iku gjaku. Erdhi shoqëria përqark aty me ndihmoi. Erdhi edhe policia me shumë vonesë.. Ai doli nga pusi dhe e kapi policia… Ka mundësi të jetë në pus sëpata dhe telefoni i tij”, rrëfen i moshuari.

Pavarësisht kësaj dëshmie, policia shprehet se vajza ka qenë bashkëjetuese e 52-vjeçarit, gjë që kundërshtohet prerazi nga i ati.

Read more:Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë

“Është marrë me forcë, jo për bashkëjetesë!”

Aktualisht 52-vjeçari, Bakaj, mbahet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjykatën e Fierit për masën e sigurisë. Teksa është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, ai ka pretenduar se nuk e ka përdhunuar 34-vjeçaren por ka bashkëjetuar me të.

Lexo edhe
Sociale

11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO)

Sociale

Revista franceze: Nga Thethi në Sarandë, nëntë mrekullitë e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

Tags: #Bledar Bakaj #denoncim #Familje #Fier #Gjykata #gusht #jetë #perdhunim #zegjine caushi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO)
  • Revista franceze: Nga Thethi në Sarandë, nëntë mrekullitë e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë
  • Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë
  • Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të veriut (VIDEO)
  • Temperatura deri në 32 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO
  • Gjykata e Lartë la pas hekurave kryebashkiakun, protestuesit në kor: Rama në burg, Veliaj në burg!
  • Gjykata e Lartë vendos unanimisht, lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
  • 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO)
  • Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 8 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO)

Çdo fëmijë më spektër të autizmit, dhe me aftësi ndryshe, do të përfitojë shërbim dentar të specializuar. Lajmin…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Revista franceze: Nga Thethi në Sarandë, nëntë mrekullitë e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

Nga Alpet madhështore te ujërat e kristalta të Rivierës, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një…

• 1 orë më parë • 8 min lexim
Sociale

Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by