SARANDE– Edhe pse jemi në mesin e muajit Shtator, në Sarandë vera ende nuk ka përfunduar pasi temperaturat jane te larta.
Deti dhe dielli vijojnë të tërheqin turistë të huaj, të cilët mbajnë gjallë shëtitoren, plazhet dhe rrugët e qytetit edhe pas përfundimit të pikut të sezonit.
Turite te ardhur nga shtete te ndryshme të Europës tregojnë se kanë zgjedhur Sarandën për natyrën, klimën dhe atmosferën që ofron në këtë periudhë.
“Jemi nga Ukraina. Ishim me pushime këtu edhe vitin e kaluar dhe këtë vit vendosëm të riktheheshim, sepse është një vend shumë i bukur, me pamje të mrekullueshme.”
Read more:Tërmeti 4.5 ballë ‘shkund’ Himarën, lëkundjet në disa zona të jugut
“Jam nga Nisa, në Francë. Erdhëm për një ekskursion dhe menduam se në këtë periudhë do ta gjenim Sarandën më të boshatisur. Por këtu ka shumë gjallëri dhe është vërtet bukur.”
Të tjerë kanë mbërritur në Sarandë pas një udhëtimi disaditor nëpër Shqipëri. Përveç bregdetit, ata vlerësojnë mikpritjen.
“Donim të eksploronim Shqipërinë. Morëm një makinë me qira dhe pas 8 ditësh udhëtim nëpër vend, mbërritëm në Sarandë. Është shumë bukur ketu…
“Shqiptarët janë shumë të mirë dhe po e shijojmë vërtet qëndrimin. Krahasuar me Gjermaninë, nuk është një vend i shtrenjtë”.
Deti i kalter, moti i ngrohte dhe kulinaria e pasur janë ndër përshtypjet ryesore te turisteve.
“Jam Barbara dhe vij nga Portugalia. Qëndruam tri ditë dhe na pëlqeu shumë. Njerëzit janë shumë të mirë, ushqimi është i mrekullueshëm dhe moti perfekt.”
Read more:“Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje për turistët
“E shijova shumë qëndrimin këtu. Vij nga bregdeti verior i Portugalisë, ku moti është më i ftohtë, ndërsa këtu ka qenë shumë ngrohtë. Ushqimi është fantastik dhe njerëzit të shkëlqyer. Patjetër që do të rikthehesha dhe do t’ua sugjeroja Sarandën edhe miqve. Ne e dashuruam.”
“Jam Alis nga Brazili. Po vizitoj Sarandën dhe sot do të bëj një shëtitje me varkë. Qyteti më pëlqeu shumë me plazhe të mrekullueshme që kam dëshirë t’i eksploroj”.
Perpos plazheve me ujin e kristalte dhe klimën e butë mesdhetare, turistet e zgjedhin dhe per atraksionet, si Butrinti, pjesë e UNESCO-s, Syri i Kaltër, manastiri i 40 Shenjtorëve, kalaja e Lekursit, etc.




