Prej 51 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestat kundër reformës së re territoriale që, sipas tyre, rrezikon të prekë statusin e bashkisë së tyre.
Edhe pse numri i protestuesve mbetet i kufizuar, qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, duke kërkuar që Divjaka të mbetet bashki. Sipas tyre, ndryshimi i propozuar do të cenonte identitetin dhe historinë e zonës, si dhe do të ndikonte në administrimin e saj.
Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë vënë në dukje resurset që disponon Divjaka dhe potencialin njerëzor të zonës, duke kundërshtuar propozimet e komisionit të reformës territoriale.
Read more:Mbahet në Toshkëz të Lushnjës, ‘Festa e vreshtarisë’! Tradita dhe puna e fermerëve në një panair
Ata pritet të vijojnë kundërshtimin edhe përpara diskutimit të projektit në Kuvend, ku më 8 tetor pritet të hidhet për votim propozimi për ndarjen e re administrative-territoriale.
Në përfundim të protestës së 51-të, qytetarët kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke përsëritur thirrjet në mbështetje të statusit të bashkisë: “Divjaka bashki!”




