Vijon marshimi i protestuesve në ditën e 115 në rrugët e Tiranës.
Protestuesit vazhdojnë të bëjnë thirrje të forta kundër qeverisë.
Ata bënë thirrje të ndryshme si “Polici e krimit”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen” etj.
Tashmë, protestuesit janë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Protestuesit vijojnë të shprehen të revoltuar nga keqqeverisja dhe korrupsioni i përhapur.
“Arrestoni Ramën”, “Arresto Ballukun” janë thirrjet e forta në tubim.




