Një 46-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se zjarri që ndezi në tokën e tij u përhap në disa parcela pranë banesave në fshatin Rreth të Shijakut. Flakët më pas u përhapën dhe dogjën një sipërfaqe toke të ndarë në parcela, pranë banesave të fshatit.
Policia u sinjalizua mesditën e djeshme për zjarrin dhe shkoi në vendngjarje duke e arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht pranë banesave dhe sipërfaqeve të mbjella, si dhe të denoncojnë rastet e zjarrvënies në numrin 112.
Read more:Has/ Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, në pranga babë e bir! Në kërkim djali tjetër (EMRAT)
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Shijak/Zbardhet një rast zjarrvënieje, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, mesditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në disa parcela toke në fshatin Rreth, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi E. M., banor i fshatit Rreth, kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është djegur në sipërfaqe toke e ndarë në parcela, afër banesave të fshatit.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth, Shijak, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Read more:Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht pranë banesave dhe sipërfaqeve të mbjella, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.




