Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vendi s’gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)
Kronikë

Vendi s’gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)

• 23 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarret në vendin tonë vijojnë të mbeten problematike edhe në këtë fund shtatori. Një vatër është regjistruar pasditen e sotme në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër. Në zonë ndodhet shërbimi zjarrfikës dhe po punon për mospërhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm ndaj edhe policia ka nisur hetimet.

Ndërkohë zjarri i rënë pasditen e sotme mbi zonën e Spitalit Rajonal të Vlorës është vënë nën kontroll. Edhe pse flakët u izoluan shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren për shmangien e riaktivizimit të vatrës.

Si pasojë e erës flakët iu afruan banesave, por tani nuk ka rrezik. Zjarri dogji gjithashtu edhe një sipërfaqe me bimësi. Nën kontroll janë vënë edhe flakët mbi zonën e Llamanit në Himarë dhe ato në Drojë të Kurbinit.

Lajm ne perditesim..,

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:33

Zjarr në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka rënë në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër.

Read more:“Zjarret të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra”/ Lush Susaj: Protesta ka kusht themelor largimin e Ramës!

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm ndaj policia po punon për kapjen e zjarrvënësit.

Ora 16:16

Zjarr në fshatin Drojë të Kurbinit, flakët djegin pyje dhe disa koshere bletësh! Rrezikohen banesat

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Drojë të Kurbinit.

Flakët janë shfaqur fillimisht në shkurre dhe ferra, ndërsa më pas janë përhapur në një masiv pyjor privat. Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe disa koshere bletësh.

Read more:Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri

Situata është bërë shqetësuese pasi flakët iu afruan banesave, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat bënë të mundur vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Ora 15:48

Vlora s’gjen ‘qetësi’, zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal! Flakët u afrohen banesave

Një zjarr ka rënë sot në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa, të ndihmuara nga era e fortë, kënë përparuar me shpejtësi duke u afruar edhe banesave aty pranë.

Read more:U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj

Zjarrfikësit po punojnë për izolimin e flakëve.

Ora 10:56

Tjetër zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një stan në Akërni (VIDEO)

Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.

Lexo edhe
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Tags: #Himarë #llaman #Policia #Video #Vlora #Vlore #zjarr #zjarret #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, pak para uljes…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin