Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
Sociale

Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë

• 5 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 7 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore, në 6 universitetet publike të rretheve: Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Vihet re trendi në rritje për degët që kanë treg pune, si infermieria, inxhinieria dhe ekonomia, ndërsa surpriza e këtij viti është sporti. Në anën tjetër, degët e mësuesisë, sidomos Gjuhë-Letërsia, Matematikë-Fizika dhe Gjuhët e Huaja kanë mbetur pa studentë. Madje, në Korçë dhe Vlorë, disa degë u pezulluan këtë vit akademik.

Durrës

Në Universitetin e Durresit 1800 studentë nisen vitin e pare, me nje rritje te lehte 6 % krahasuar me vjet. Mes tyre janë 67 studentë të huaj. Më të kërkuarat mbeten ekonomia dhe infermieria. Korpusi ka një godinë të re per fakultetin e studimeve profesionale por ende nuk ka konvikt per studentet e rretheve.

Elbasan

Rreth 1300 studentë te rinj nisën studimet e larta ne Elbasan, ku interesi eshte përqendruar te infermieria, sportet, ekonomia dhe teknologjia e informacionit.

Read more:Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

Edhe programet profesionale Teknik Mjedisi, Teknologji Laboratori dhe Mekatronikë kanë regjistrime, ndryshe nga deget e mësuesisë qe vijojnë të jenë të hapura por me fare pak studente.

Shkodër

Në Universitetin e Shkodrës, 953 u ulën në auditore për herë të parë, me rritje të lehtë 8% krahasuar me vitin e kaluar.

Infermieria, Mamia, Edukimi Fizik dhe dega e re e administrim-biznesit kryesojne regjistrimet. Interesi për programet e mësuesisë mbetet i ulet njesoj si vitet e kaluara, por perjashtim ben Fizika qe kete vit ka pasur regjistime.

Read more:Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në 5 qytete, Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente

Korçë

Rreth 510 studentë nisen vitin akademik ne Universitetin “Fan Noli” të Korçës, ku me te preferuara jane teknologjia e informacionit, ekonomia dhe infermieria. Degët Gjuhë-Letërsi Shqipe, Matematikë-Fizikë, Gjuha Frenge, Gjuhë Pakicash, Economics nuk aktivizohen këtë vit pasi nuk ka regjistrime. Rektorati sqaron se këto programe nëse kalojnë 4 vite të pezulluara shkojnë drejt mbylljes përfundimtare.

Vlorë

E njëjta situatë është në Vlorë, ku nuk është regjistruar asnjë student në Matematikë-Fizikë, Mësuesi dhe Gjuhë Italiane, ndaj këto degë pezullohen vetem për këtë vit akademik.

Sakaq, në degët e tjera, si Juridik, Infermieri, Inxhinieritë Mekanike, etc janë regjistruar në total 950 studentë. Janë hapur 3 programe të reja, Teknik Laboratori, Dermoestetikë, Inxhinierisë Navale.

Read more:BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

Gjirokastër

Rreth 500 studentë të rinj nisin studimet ne Universitetin e Gjirokastrës, ku dominojne Infermieria, Ekonomiku dhe programet profesionale. Ndryshe paraqitet situata në degët e mësuesisë, me vetem 20 studente te rinj ne degen e Ciklit të Ulët dhe Parashkollorit.

Sarandë

Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë nisi vitin e ri akademik me 4 programe studimi. Deri në këtë fazë kryeson Administrimi i Biznesit ku janë plotësuar 70% e kuotave. Regjistrimet janë në proces ndaj nuk jepen shifra për numrin e studentëve.

Lexo edhe
Sociale

Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes

Sociale

Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Tags: #Durres #Economics #Edukimi #ekonomia #Elbasan #Gjirokaster #Korce #sarande #Shkoder #universitete #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
Nga të njëjtat tag-e
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 63 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes

Edhe pse kanë kaluar 40 vite që kur e nisi, profesioni i torrnitorit mbetet ende pasion për të.…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Zgjidhja e parë për çdo fëmijë që mbetet pa kujdes prindëror, nuk do të jetë më institucioni, por…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by