Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

• 7 Tetor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë dinamikën e plotë të rrëmbimit dhe ekzekutimit të 23-vjeçarit Renis Dobra.

Për Prokurorinë e Posaçme, plani i mirëorganizuar që vunë në jetë 3 vëllezërit Fation, Kristë dhe Aleksandër Bushgjokaj e Petrit Çakri tregon se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Siç deri më tani dihej, 3 vëllezërit nga Tropoja dhe Çakri e ndiqnin Dobrën me makina të marra me qira në Rinas e Yzberisht që i ndryshonin çdo ditë. Zanafilla e konfliktit dyshohet të kenë qenë çështje droge pasi Fation Bushgjokaj kishte deklaruar se me Dobrën kishte punuar më parë në Gjermani, por mosmarrëveshjet ishin sqaruar.

Read more:“Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi për ish-kreun e SHISH, spektakël

Megjithëse kanë shpresuar të mos pikaseshin, kamerat e sigurisë dhe sistemi GPS në automjete kanë dokumentuar lëvizjet e tyre në Burrel e Klos-Zenisht. Mbrëmjen e 8 korrikut të kaluar, ndërsa udhëtonin në makina të ndara, Petrit Çakraj dhe Kristë Bushgjokaj kanë vënë re te Ura e Matit, Benz-in e Dobrës.

Nga aty, i janë vënë pas me mjetin e tyre Hyundai Santa Fe dhe paralelisht, kanë sinjalizuar dy të tjerët, Fation e Aleksandër Bushgjokajn që ishin në një Range Rover.

Dy minuta para se ora të trokiste 22:00, Range i ka prerë rrugën makinës së Dobrës te Kroi i Suçit. Aty, 23-vjeçari është nxjerrë me forcë nga makina dhe është rrëmbyer me Range.

Read more:Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

Një prej autorëve ka marrë drejtimin e makinës së viktimës dhe tre automjetet kanë udhëtuar nga Burreli drejt Ulzës e Shkopetit. Siç ekspertiza provoi, Dobra është dhunuar dhe më pas mbytur me litar brenda në makinë, para se vrasësit t’i hidhnin në liqen.

Trupi i tij u gjet buzë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë.

Çakri ka dëshmuar më herët se nuk ka gisht në vrasjen e Dobrës pasi sipas tij, i kanë thënë të largohej në momentin që u futën në një makinë të tretë. Ai ka deklaruar se 3 vëllezërit e kishin marrë me vete për të kërkuar drogë në fshatra të Burrelit.

Read more:I ati në qeli për vrasjen e Renis Dobrës, Operacionalja arreston në Tiranë Siciljan Çakrin! Dyshohet i përfshirë në trafik droge

Mbi 4 të pandehurit rëndojnë akuzat “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.”

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.181 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Read more:Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës

1. Fation Bushgjokaj
2. Petrit Hoxha (Çakraj),
3. Kristë Bushgjokaj
4. Aleksandër Bushgjokaj

Të katër të pandehurit akuzohen për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Procedimi është regjistruar për faktin penal të datës 8.7.2025, ku, sipas rezultateve të hetimit, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj kanë kryer veprime të koordinuara me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R.D.
Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të dhënave të pajisjeve GPS të automjeteve të marra me qira dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, është dokumentuar lëvizja e të pandehurve në qytetin e Burrelit dhe në aksin rrugor Klos–Zenisht, në kërkim të viktimës. Sipas hetimit, pranë vendit të quajtur “Ura e Matit”, shtetasi R.D. është pikasur në automjetin e tij Benz dhe është ndjekur nga automjeti Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj. Këta provohet se kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër, Range Rover.
Ndjekja ka vijuar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, provohet se automjeti Range Rover i ka bllokuar rrugën viktimës. Sipas rezultateve të hetimit, R.D. është nxjerrë forcërisht nga automjeti i tij dhe nën dhunën e autorëve, është futur në automjetin Range Rover.

Më pas të tre automjetet kanë ecur njëri pas tjetrit nga qyteti i Burrelit në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit, ku provohet se është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja shtetasit R.D. nga autorët e veprës penale. Kjo vërtetohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.
Sipas hetimit, më pas automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij.

Read more:Fier/ Policia ndalon për kontroll ‘Benzin’ luksoz, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester! Nën hetim 26-vjeçari që e kishte në përdorim (VIDEO)

Nga analiza e lëvizjeve të automjeteve, këqyrja e kamerave pranë vendngjarjes, pajisjeve GPS, tabulateve telefonike dhe të dhënave të nxjerra nga pajisjet telefonike të personave nën hetim, është arritur në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit R.D ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar, duke e kryer veprën penale në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Tags: #Aleksander Bushgjokaj #Analiza #automjet #Automjete #Automjetet #Fation Bushgjokaj #GJKKO #kriste bushgjokaj #Petrit Çakrri #Renis Dobra #spak #Vrasja e Renis Dobres

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
Nga të njëjtat tag-e
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje 1 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu, i kërkojnë gjykatës Kushtetuese rikthimin e tyre në sistem. Ndërsa për të…

• 3 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by