Ndërprerje e përkohshme e ujit në Radavc për shkak të punimeve në rrjet

Published:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të realizohen punime në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Radavc.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet po kryhen në gypin DN 200, në bregun e Gjurajve, çka do të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm për disa zona.

Si pasojë e këtyre punimeve, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë do të ketë në rrugët “Dëshmorët e Radavcit”, “Osman Zekaj” dhe “Hetem Fejza”.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:00, ndërsa qytetarëve u kërkohet mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img