Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Kurti zbulon ofertat për opozitën: Hamzës i dhashë postin e kryetarit të Kuvendit, Abdixhikut Ministrin e Jashtëm

Published:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë sot detaje konkrete nga negociatat me opozitën, duke zbuluar ofertat që u ka bërë Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Në një konferencë për media, Kurti tha se qëllimi kryesor është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe funksionalizimi i institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.

“Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja e që nuk sjellin asgjë të re. I kemi vetëm 113 ditë. Me 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet, rezultati s’ka qenë kurrë më i qartë. Këta 120 deputetë duhet t’i funksionalizojnë institucionet. Duhet të kemi edhe president. Të pranohet e respektohet rezultati i zgjedhjeve. LVV me partnerë i ka 57 deputetë, 66 si mazhorancë. Pranimi i rezultatit nënkupton që PDK ta kuptojë se janë vetëm 1/3 e mazhorancës me 22 deputetë”, ka deklaruar kreu i LVV-së.

Sa i përket ofertës për Partia Demokratike e Kosovës, Kurti zbuloi se i ka propozuar Hamzës një “rrokadë” në drejtimin e Kuvendit.

“I kam ofruar Hamzës që të bëhet një rrokadë mes Haxhiut si kryetar e Kuvendit dhe zonjës Vlora Citaku. PDK le ta bëjë Hamzën kryetar të Kuvendit ose Citaku, Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit dhe ecim tutje. Besoni se kjo nuk është pak. Është koncesion i madh që e bëjmë ne. Katër veta në LVV kanë më shumë vota se Bedri Hamza. Nëse e krahasoni me LDK-në, 10 veta kanë më shumë vota se Lumir Abdixhiku. Duhet ta respektojmë rezultatin zgjedhor. S’mund të shkelet vullneti i popullit”, tha Kurti.

Ndërkohë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, oferta ishte edhe më konkrete.

“Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendës i imi, njëkohësisht të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme. Pra t’i ketë 4 ministri. Unë i kam thënë Abixhikut, eja në vend të Glaukut dhe ecim përpara.” deklaroi Kurti.

Ai e cilësoi këtë ofertë si shumë bujare, duke kërkuar bashkëpunim ndërpartiak për të respektuar rezultatin zgjedhor dhe për të çuar përpara institucionet e vendit.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img