Takimi me dyer të mbyllura i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sejko dhe Malaj në takim me ministrat dhe guvernatorët e vendeve europiane

Published:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, morën pjesë në një takim me dyer të mbyllura të organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku u mblodhën ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore nga vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Takimi, i zhvilluar në kuadër të Mbledhjes së Pranverës 2026 të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington u fokusua në perspektivat ekonomike dhe sfidat e politikave në një mjedis të karakterizuar nga pasiguri të larta gjeopolitike dhe presione inflacioniste.

Në fjalën e tij, guvernatori Sejko theksoi se Shqipëria paraqitet sot në një pozicion më të fortë ekonomik, falë përmirësimit të qëndrueshmërisë makroekonomike, stabilitetit financiar dhe reformave strukturore të realizuara gjatë dekadës së fundit.

Megjithatë, ai nënvizoi se mbetet thelbësore një qasje e kujdesshme dhe reagim në kohë ndaj zhvillimeve të reja, për të garantuar ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në vend.

Një tjetër element i rëndësishëm i diskutimit ishte nevoja për koordinim ndërkombëtar. Sejko vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve dhe theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut dhe harmonizimit të politikave në një ekonomi globale gjithnjë e më të ndërlidhur.

Në përfundim, ai rikujtoi se stabiliteti makroekonomik mbetet një investim afatgjatë, që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe politika të qëndrueshme.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img