Banorët e prekur nga zjarri i rënë në kompleksin “Arlis” në zonën e Farmacisë 10 kanë nënshkruar sot një peticion, ku kanë shtruar disa pika.
Kërkesat e tyre konstatojnë me dëmshpërblimin e qirasë derisa apartamentet të rindërtohen dhe formalizimin e çdo detaji të këtij procesi.
Ata i kushtojnë rëndësi të theksuar edhe certifikimit dhe kolaudimit të sistemeve të sigurisë elektrike dhe asaj kundër zjarrit apo fatkeqësive të tjera natyrore.
PETICIONI I BANORËVE
Përshëndetje banorë të kompleksit Arli! Mendoj se kërkesat tona të përmbledhura, janë si më poshtë:
- Ekspertizë e pavarur dhe e detajuar teknike për të vlerësuar sigurinë e materialeve termoizoluese të përdorura në fasadë.
- Zëvendësimi i menjëhershëm i çdo materiali të rrezikshëm me materiale të certifikuara dhe rezistente ndaj zjarrit, sipas standardeve europiane.
- Audit i plotë i sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit, përfshirë: sistemet e alarmit, pajisjet e fikjes së zjarrit, rrugët e evakuimit.
- Transparencë nga kompania ndërtuese, mbi materialet e përdorura dhe kontrollin e cilësisë gjatë ndërtimit.
- Përgjegjësi ligjore dhe administrative, nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e standardeve të sigurisë, për mos certifikimin e impianteve elektrike, etj.
- Zhdëmtimi i të gjithë banorëve dhe bizneseve të dëmtuara.
- Kontratat e porosisë të formalizohen pranë noterit.
- Apartamentet të rikthehen në gjendjen e mëparshme, sipas përmbajtjes së kontratës.
- Të sigurohet strehimi dhe të mbulohen shpenzimet e qirasë për banorët, apartamentet e të cilëve janë dëmtuar/djegur.
- Kompleksi të pajiset me hidrantë dhe fikse zjarri funksionale, pasi aktualisht kanë qenë jashtë funksionit…
Doja të shtoja që Normat e Sigurise Europiane EN, duhen përdorur tek ne si në çdo vënd Europian, psh:
Detytimi i Kontrollit të instalimeve, ujë, energji elektrike, gas, ashensor etj:
- Për gjithë instalimet e kryera, duhet certifikata Sigurie dhe garancie sipas standardeve evropiane..
- Duhet me vërtet një projektligj, që pas e shumta 20 vitesh të kryhet kontroll i detyrueshëm i gjendjes së gjithë instalimeve të kryera.
- Salvavita e detyrueshme për gjithë Instalimet elektrike qendrore dhe në çdo banesë.
- Matja e tokëzimit, i cili është pjesa me rëndësishme e të gjithë instalimeve elektrike.
Me respekt,
Banorët e pallatit “Arlis”
(Tiranë, zona “Farmacia 10”)


