Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Published:

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi lëvizte i armatosur.

Sipas uniformave blu, shtetasit me iniciale E.K., iu sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img