Detajet/ Përplasja me armë zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

Published:

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e cila tronditi mbrëmjen e sotme n.

Deri më tani raportohet nga gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, se ata janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin. Sherri ka ndodhur fizikisht në mes të qytetit, i cili më pas ka sjellë përdorimin e armëve.

Një person i identifikuar si Endri Goxhaj, që u qëllua me armë, ka mbetur i vdekur, ndërsa Dario Nela i plagosur. Dario Nela është vëllai i autorit Donald Nela, i cili u arratis pas ngjarjes.policia mbetet në ndjekje të tij.

Sipas bluve, 30-vjeçari Endri Goxhaj është qëlluar me armë nga 29-vjeçari me iniciale Dario Nela, teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë i shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img