Jo 100 mijë – sa para do të marrë Selin si fituese e Big Brother VIP Albania 5?

Published:

Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me ulje-ngritje, Selin u kurorëzua fituese e 5, duke ngritur lart çekun e shumëpërfolur prej 100 mijë eurosh dhe duke mbyllur një nga edicionet më të komentuara të formatit. Por përtej festës së finales, pyetja që po qarkullon është e qartë: ku do të përfundojnë vërtet këto para?

Siç e ka deklaruar edhe vetë, Selin ka thënë se një pjesë e buxhetit do të shkojë për bamirësi, ndërsa pjesa tjetër do t’i dedikohet qëllimit të saj më personal dhe më të rëndësishëm: bashkimit të familjes.

Megjithatë, shuma që ajo fiton në ekran nuk është e njëjta që përfundon në llogarinë e saj bankare. Sipas ligjit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen 15 për qind në burim. Pra, nga 100 mijë euro, 15 mijë euro i mbahen shtetit, ndërsa Selinit i mbeten realisht 85 mijë euro.

Por ky është vetëm kapitulli i parë i “fitimit” të saj. Si një nga emrat më të kërkuar të momentit, Selin pritet të jetë në qendër të vëmendjes së tregut të reklamave dhe bashkëpunimeve komerciale. Kontratat, fushatat dhe prezenca e shtuar mediatike, me shumë gjasa, mund ta kalojnë lehtësisht shumën e çmimit të finales.

Ndërkohë, një detaj që nuk kalon pa u vënë re është fakti se çmimi i Big Brother VIP Albania ka mbetur i pandryshuar që nga sezoni i parë, duke krijuar kontrast me formate të tjera në rajon apo në vend si Big Brother VIP apo , ku fituesit këtë vit kanë përfituar dukshëm më shumë nga produksioni.

Dhe kështu lind natyrshëm pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shpesh: a duhet të fitojë më shumë një fitues i këtij formati, apo edhe kaq janë mëse boll? Në fund, publiku vendosi fituesen — por debati për vlerën e çmimit duket se sapo ka nisur. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img