Kryeministri Rama ndodhet në një takim me operatorët e biznesit ushqimor lidhur me sigurinë e produkteve. Ai tha se kjo është sfida më e vështirë e negociatave dhe theksoi rolin e rëndësishëm të BE për të garantuar standardet europiane.
“Ky proces lidhet me sfidën më të vështirë dhe komplekse të të gjithë proceseve të anëtarësimit, sfida e sigurisë ushqimore. Ky proces lidhet me një bagazh të pazëvendësueshëm dijeje që ne duhet ta importojmë nga BE në Shqipëri për të ndërtuar shtetin europian të shqiptarëve, që do ta importojmë në çdo drejtim për të garantuar standardet e BE, por në vendin tonë janë në funksion të shëndetit, zhvillimit, interesit të ço familjeje shqiptare dhe te siguria ushqimore është shumë konkrete. Pa BE, pa gjithë këtë bagazh dijeje, përmes gjithë atyre hapave të parashikuar, masave që i sugjerohen Shqipërisë që t’i marrë përsipër, reformave që i kërkohen, ne do ta kishim të pamundur të arrinim ato standarde sigurie dhe garanci për zhvillim dhe prosperitet. Kur flasim për sigurinë ushqimore nuk kemi si ta zëvendësojmë dhe realizojmë nëse nuk zotërojmë dijet për të ngritur gjithë atë ngrehinë institucionale, politikëbërjeje që në mungesë na krijon probleme të mëdha që reflektohen te shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve tanë”, tha Rama.
Lajm në përditësim…
‘Thikë me dy presa për sipërmarrjen’, Rama paralajmëron operatorët ushqimorë: Horizont mundësish ose humnerë falimentimi

Kryeministri Rama ua bëri të qartë operatorëe të sigurisë ushqimore se mospërmbushja e standardeve të kërkuara nga BE parashikon vetëm dy rrugë: mundësi ose falimentim. Ai theksoi se nëse nuk kuptojnë se s’janë në linjë me standardet, e nesërmja mund të jetë fatale.
“Ajo që e pret sipërmarrjen është një thikë me dy presa. Nga njëra anë, një horizont i ri mundësish për ata që do të jenë të përgatitur, nga ana tjetër një humnerë falimentimi për ata që nuk janë të përgatitur. K yështë realiteti. Kur vjen puna te siguria ushqimore, duke pasur parasysh pjesën më të ndjeshme që është siguria e prodhimeve shtazore dhe gjithë nënprodukteve, ne duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë ata që janë të angazhuar se e nesërmja do të jetë fatale nëse sot nuk do të kuptojnë se nuk janë në raport me standardet dhe se çfarë duhet të bëjnë për të qenë gati nesër”, tha Rama.
Rama: T’i jepet fund kontrolleve të befasishme nga inspektoratet, janë të shëmtuara! Detyrim të harmonizojmë kuadrin ligjor me atë të BE

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria e ka detyrë të harmonizojë kuadrin ligjor me atë të BE. Rama tha se inspektoriatet duhet t’i japin fund kontrolleve të befasishme nëpër biznese dhe të ndërtojnë një kulturë kontrollesh zyrtare të monitoruara nga qendra.
“Standardet e BE janë sfida për tu fituar, të cilat janë maja të vështirë për tu arritur, në fund të ditës nuk janë zinxhir në këmbët tona pro krahë që na lehtësojnë ngjitjen më lart. Prandaj duhet pasur parasysh ë kur flasim për ecej drejt Evropë, flasim për Shqipërinë që bëhet Evropë. Jo për një udhëtim jashtë vendit, por për një ripërtëritje jetësore të vendit dhe përmbushje të në proces historik mbi standardet evropiane. Ne kemi natyrisht detyrimin të harmonizojmë kuadrin ligjor të Shqipërisë me atë të BE në të gjitha drejtimet. Përtej kësaj, ne na duhet modernizim i sistemit veterinar, modernizimi i rrjetit të laboratorëve të cilët as nuk mund të konsiderohen detyra, por janë zgjedhje të pa tjetërsueshme për të nesërmen. Ne fund ligji i shkruar sado mirë nuk bën punën, punën e bëjnë njerëzit që duhet të luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimor. I kemi kushtuar vëmendje të veçantë procesit të jetësimit të ligjit të ligjit të ri për inspektoratet. Dua të përshëndes kryeinspektorin e përgjithshëm për angazhimin e tij, edhe Blerinën e cila e ka nisur me themel punën për ta ngritur AKU në nivelin e kësaj sfide.
Duhet ndërtimi kulture praktike kontrollesh zyrtare me bazë risku të harmonizuara dhe të monitoruara nga qendra për ti dhënë fund në të gjithë inspektoratet traditës së vjetër të kontrolleve të befasishme të iniciuara nga vetë inspektorët që janë një shëmti e vërtetë.
Kemi sot një institut të sigurisë ushqimore veterinare që kërkon mbështetje, rritje kapacitetesh, zgjerim të rolit. Kemi gatishmërinë e BE për të na mbështetur me binjakëzim në sistemin aq shembullor që kanë vendet e BE të binjakëzimeve me insititucione jo thjeshtë për të ndarë formalisht kohë, por për të marrë dijet dhe eksperiencën të një institucioni të klasit të parë dhe për ta transferuar këtu në Shqipëri”, tha Rama.
Program kombëtar për stabilimentet bujqësore, Dhuka: Ka nisur skanimi, AKU do të trokasë në 900 biznese për të verifikuar standardet

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të arrijë të gjitha standardet e sigurisë ushqimore. Standardet do të jenë si për produktet e eksportit, ashtu edhe të importit.
Kërkesa konkrete e BE është që të hartohet një program kombëtar për të përmirësuar stabilimentet bujqësore. AKU do të kryejë fazën e parë të programit, skanimin e 900 stabilimenteve në të gjitha qarqet e vendit.
“Kemi një kërkesë specifike nga BE në negociata: hartimi i një programi kombëtar për përmirësimin e stabilimenteve bujqësore. Faza e parë e hartimit të programit është skanimi i të gjitha stabilimenteve, sidomos të mishit, peshkut, vezëve, qumështit dhe nënprodukteve. Fokusi janë ruajtja, transporti, përpunimi dhe tregtimi brenda e jashtë vendit. Procesi i skanimit ka nisur dhe po kryhet nga AKU në të gjitha qarqet në mbi 900 stabilimente. AKU do të trokasë pranë jush për të parë stabilimentet nëse i plotësoni këto standarde. Qëllimi është pozitiv, teksa i bëjmë gati bizneset shqiptare për t’u bërë pjesë e tregut europian”, tha Dhuka.
Siguria ushqimore/ Gonzato: I kemi dhënë Shqipërisë 12.5 mln euro si mbështetje, sektori duhet të jetë në harmonizim me tregun e BE
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në një takim të organizuar nga qeveria shqiptare me operatorë të biznesit për sigurinë ushqimore, tha se Shqipëria ka bërë përparim në këtë fushë, ndërsa mbetet thelbësore plotësimi i 6 kushteve për mbylljen e kapitullit 12.
Gonzato tha se përparimi në këtë sektor dhe harmonizimi me tregun e BE ka nevojë për investime, angazhim dhe lidership të fortë institucional.
“Siguria ushqimore nuk është kërkesë teknike, është një e mirë publike themelore dhe të gjithë qytetarët u takon. Siguria ushqimore mbron qytetarët dhe garanton që bizneset t garojnë në myrë të drejtë dhe për tu vendosur në tregun e Be. Është një nga fushat me komplekse dhe transformuese të reformës, Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet më me qëllim apo miratim të legjislacionit, por me anë të sistemeve që funksionojnë. Bazohet te laboratorëve e akredituar dhe te fakti që duhet të ketë subjekte ushqimore që përmbushin standardet e BE. Kategorizimi i duhur i operatorëve të biznesit ushqimor dhe përmirësim i subjekteve përkatëse në përputhje me BE. Është një moment përcaktues për sektorin pasi një sistem kategorizimi q funksion mirë, i bën të mundur autoriteteve të dallojnë ato që përmbushin standardet, ato që mund të arrijnë pajtueshmërinë dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore.
Për shkak të rëndësisë së sektorit të qumështit dhe gjetjeve të auditit mbi cilësinë e ulët të qumështit të papërpunuar, përmirësimi i cilësisë është parakusht për të pasur akses në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE hap derën në një nga tregjet më të mëdha në botë, forcon reputacionin dhe rrit mundësinë në eksporte. Kërkon praktika të rrepta të higjienës, investime në aparatura e gjurmueshmëri të lartë.
BE jemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë dhe për këtë i kemi dhënë Shqipërinë 12.5 mln euro me anë të projektit BE për sigurinë ushqimore. Integrimin në BE e shohim si përpjekje të përbashkët. Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm, por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë. 6 kushtet përmbyllës për kapitullin 12 për sigurinë ushqimore janë të qarta dhe përmbushja e tyre do të kërkoje angazhim të vazhdueshëm politik, lidership të fortë dhe institucional”, tha Gonzato.
Siguria ushqimore, Gjylameti: Standard i panegociueshëm i BE, asnjë produkt i rrezikshëm s’do të jetë në treg

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti tha se siguria ushqimore është standard i panegociueshëm i BE.
“Siguria ushqimore është standard i panegociueshëm. Asnjë produkt që rrezikon shëndetin e qytetarëve nuk do të jetë pjesë e tregut. Respektimi i kërkesave është i detyrueshëm për të gjithë dhe pa diferencime”, tha ajo.
Gjylameti theksoi se standardet duhet të përmbushen brenda afatit dhe ky tranzicion duhet të shihet si mundësi zhvillimi.
“Sfida e parë është rritja e standardeve dhe stabilimenteve ushqimore. Standardet duhet të përmbushen në kohën e duhur ose do të mbeten jashtë BE. Ky tranzicion s’duhet të jetë barrë, por mundësi zhvillimi. Elementi kritik është menaxhimi i produkteve me origjinë shtazore dhe konsolidimi i thertoreve. Kjo garanton gjurmueshmërinë e plotë dhe eliminon rrezikun për kontaminim.
Synohet ngritja e 4 laboratorëve dhe pajisja me mjete bashkëkohore dhe po investohet në rritjen e infrastrukturës në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kjo do të rrisë kohën, cilësinë dhe shpejtësinë e kontrolleve. Qëllimi është një sistem i matshëm dhe i drejtpërdrejtë”, tha Gjylameti.
Lajm në përditësim…


