“Nuk dua të zgjatet armëpushimi”/ Situata në Lindjen e mesme, presidenti i SHBA: Irani përveç marrëveshjes duhet të lirojë edhe 8 vajza të dënuara

Published:

Në orët e fundit të armëpushimit, presidenti amerikan, , thekson se nuk do ta zgjasë atë, duke paralajmëruar n për rikthimin e luftës, nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve.

Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë ‘OK’ delegacionit ian për bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por Islamabadi, kryeqyteti ez ku parashikohet të zhvillohen bisedimet të mërkurën, tha se nuk ka marrë ende konfirmim zyrtar nga Teherani.

Presidenti Donald Trump i kërkoi sërish Iranit të pranojë negociatat për t’i dhënë fund luftës, duke i paralajmëruar se Forcat Hapësinore Amerikane kanë vendosur kamera në çdo centimetër të objekteve të tyre bërthamore.

Gjithashtu, Trump iu kërkoi udhëheqësve iranianë të lirojnë tetë vajza, që regjimi islamik thuhet se do të ekzekutojë para negociatave të paqes.

“Do ta vlerësoja shumë lirimin e këtyre grave. Ju lutem mos u bëni keq atyre! Do të ishte një fillim i shkëlqyer për negociatat tona”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në bisedimet e të mërkurës në Islamabad, delegacioni amerikan drejtohet nga zëvendëspresidenti , ndërsa Pakistani njoftoi se vijon përpjekjet për të bindur edhe udhëheqësit iranianë të bashkohen në raundin e dytë të negociatave.

Autoritetet pakistaneze i kërkuan Uashingtonit dhe Teheranit që të zgjasin armëpushimin dhe të ndjekin rrugën diplomatike, si mjetin e vetëm për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img