Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër, 2 të rinj në pranga, një tjetër në kërkim. Sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Published:

Zbulohet një ambient i marrë me qira në Shkodër, ku shërbente për të fshehur lëndën narkotike dhe për përgatitjeje për shitje.

Për pasojë policia ka arrestuar dy të rinj, ndërsa shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sakaq janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Target Group”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas kishte marrë me qira një ambient në lagjen “Manush Alimani”, ku, bashkë me dy shtetasit e arrestuar, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedle iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img