Maqedonci në Berlin: Bashkëpunimi ushtarak me Gjermaninë hyn në fazë të re

Published:

Ministri i Mbrojtjes, , në kuadër të vizitës zyrtare në , ka zhvilluar një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, , ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të së, zhvillova një takim të veçantë me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes z. Nils Schmid,” ka bërë të ditur Maqedonci.

Gjatë t, sipas tij, është vlerësuar lart mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributi i saj në kuadër të -it.

“Gjatë takimit, diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kuadër të KFOR-it,” ka theksuar ai.

Ai shtoi se në takim janë trajtuar edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera të mbrojtjes.

“Po ashtu, trajtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit,” u shpreh Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin tonë për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin sipas standardeve të -s dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img