Këtë të mërkurë, me urdhër nga Prokuroria e Posaçme, është kryer një tjetër kontroll për aktivitetin e Call Center-ve mashtruese.
Në këtë aksion marrinë pjesë edhe agjentë të BKH, ndërsa mësohet se kontroll është ushtruar në një qendër Call Center në Tiranë, pranë shkollës Sali Frashëri.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se në sajë të këtij operacioni është shoqëruar edhe një efektiv policie, i cili do të merret në pyetje.
Sakaq, nuk raportohet për persona të tjerë të shoqëruar apo urdhër-arreste, ndërsa kujtojmë se ky është aksioni i radhës, pas goditjes së disa Call Center-ve në vendin tonë që mashtronin qytetarë të huaj duke përfituar shumë të mëdha parash.


