Vodhën dhe shitën 40 ton kafe përgjatë 3 viteve te magazina ku punonin, arrestohen dy persona, procedohet shpërndarësi

Published:

Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi vodhën dhe shitën 40 mijë kg kafe në subjektin ku punonin.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ranë shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe. Sipas informacionit të policisë këta dy shtetas në bashkëpunim me shpërndarësin i cili u procedua penalisht, kanë përfituar 800 mijë euro përgjatë 3 viteve.

Njoftimi i policisë:

Të/Finalizohet operacioni i koduar “Inventari”.

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 zinierë dhe në hetim shpërndarësi.

Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar n e një sasie të madhe i, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

Si rezultat i operacionit:

-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.

Materialet procedle iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img