Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të shtunën se Uashingtoni është i gatshëm të rikthehet në bisedime me Iranin, por vetëm nëse Teherani paraqet propozime më të mira.
Trump përshkroi gjithashtu një situatë të paqëndrueshme brenda elitës udhëheqëse të Iranit, duke pretenduar se ka një “luftë të brendshme” për pushtet dhe se veprimet e SHBA-së kanë ndikuar në neutralizimin e disa niveleve të udhëheqjes.
Had a warm and constructive telephone exchange this evening with my brother, President Masoud Pezeshkian, on the evolving regional situation.
I appreciated Iran’s continued engagement, including the high-level delegation to Islamabad led by Foreign Minister Abbas Araghchi, whom…
“Do të negocioj me këdo që të më duhet, por nuk ka arsye të presim dy ditë… do ta bëjmë kur të duan, mund të më telefonojnë, i kemi të gjitha dokumentet në duar”, tha ai, duke theksuar presionin që Uashingtoni po përpiqet të ushtrojë. Së fundmi, kur u pyet për mundësinë e përfundimit të armëpushimit me Iranin, Trump shmangu angazhimin, duke u përgjigjur: “As nuk e kam menduar”…
Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit përsëriti rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar kontrollin e saj si një element thelbësor për efektin parandalues ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, njoftoi se pas përfundimit të bisedimeve në Pakistan, ende nuk është e qartë nëse Shtetet e Bashkuara janë “vërtet serioze” për diplomacinë, duke theksuar rëndësinë e një kornize të qëndrueshme për të vendosur paqen.
Pakistani mbetet i përkushtuar si ndërmjetës i paanshëm për të promovuar stabilitetin në rajon, sipas deklaratës së kryeministrit Shehbaz Sharif, i cili tha se ka biseduar me presidentin iranian Masoud Peskov për situatën e zhvillimit rajonal.



