Aktualitet

Dita e ndeshjeve: Sot luhen dy takime të xhiros së 30-të – vëmendja në kryeqytet

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës premton spektakël dhe emocione, me disa ndeshje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen finale të sezonit.

Fokusi kryesor i ditës së sotme është pa dyshim përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit, që zhvillohet në mbrëmje në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:20.

Dy skuadrat vijnë me objektiva të qarta dhe një rivalitet të fortë, ndërsa çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka peshë të madhe. synon të rris diferencën e pikëve me Gjilanin, ndërsa gjilanasit duan t’ia rrëmbejnë pozitën e tretë.

Para këtij dueli, në program është edhe sfida mes Prishtina e Re dhe , një tjetër takim interesant që hap xhiron e sotme nga ora 15:00.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve për objektivin e tyre të madh, mbijetesën, dhe pritet një ndeshje e luftuar deri në minutën e fundit.

Ndërkohë, e diela sjell një tjetër seri përballjesh të rëndësishme: pret Ferizajn, Drita luan në shtëpi Llapit, ndërsa Dukagjini pret Malishevën. Të gjitha këto ndeshje zhvillohen në të njëjtën orë dhe mund të sjellin ndryshime të mëdha në tabelë. /Telegrafi/

Tags: #Ballkani #Kf drenica #Kf gjilani #Kf prishtina #Kf prishtina e re #Prishtina #Superliga e kosovës

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm