Aktualitet

Atentati me dy viktima në Balldre, flet kreu i Policisë Lezhë: Mjeti u godit me breshëri plumbash gjatë lëvizjes

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

“Në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve”, u shpreh Arben Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë.

Tags: #Atentat #Lezhe #Të shtëna #Të shtëna me armë

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm