Aktualitet

I akuzuari për sulm në Uashington i shtrirë përtokë, pa bluzë, i rrethuar nga agjentë – pamje të reja

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Pamjet nga hoteli Washington Hilton tregon personin e akuzuar për , të shtrirë përtokë, pa bluzë dhe me pranga, i rrethuar nga agjentë, pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Ai është identifikuar si Cole Allen, 31 vjeç, një programer nga Torrance, Kaliforni, i cili kaloi nga dizajnimi i lojërave me qitje, në një të dyshuar për tentim .

Sipas profilit të tij në LinkedIn dhe të dhënave online, jeta dhe karriera e Allenit ndjekin një rrugë të suksesshme si programer, inxhinier dhe zhvillues lojërash i pavarur.

Raportohet se Allen i dhuroi 25 dollarë Kamala Harris gjatë ciklit zgjedhor të vitit 2024.

Gjatë një konference për shtyp, autoritetet thanë se ai sulmoi një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë i armatosur me disa armë.

Më pas, hapi ndaj një oficeri të Shërbimit Sekret, i cili u dërgua në spital pasi u qëllua me armë zjarri në jelekun e tij.

Agjentët qëlluan edhe Allen, i cili mbeti i lënduar. Ai u dërgua në spital. /Telegrafi/

Tags: #Shba #Të shtëna #Të shtëna me armë #Uashington #Video #Vrasje #zjarr

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm