Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Marina Amerikane po vepron si “pirat” për të zbatuar bllokadën e porteve iraniane.
Trump i bëri këto komente gjatë një eventi në Florida, ndërsa përshkroi se si forcat amerikane kapën një anije disa ditë më parë.
“Ndryshoni kursin e anijes suaj. Largohuni menjëherë nga dhoma e motorëve”, shpjegoi presidenti amerikan, duke shtuar se forcat amerikane urdhëruan ekuipazhin e anijes. “Është pesë milje larg dhe me një të shtënë në dhomën e motorëve, ne e hodhëm në erë dhomën e motorëve. Anija u ndal dhe pastaj ne kapëm anijen, kapëm ngarkesën, kapëm naftën. Është një biznes shumë fitimprurës”, theksoi ai.
Read more (Presidenti):Trump nisi tarifat për makinat në 25%, reagon BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm
“Ne jemi si piratë. Ne jemi pak si piratë, por nuk luajmë lojëra”, shtoi Trump.
SHBA-të kanë kapur disa anije iraniane që sapo kishin dalë nga portet e tyre, si dhe anije tregtare që janë sanksionuar dhe tankera iraniane në ujërat aziatike.
Irani, që nga fillimi i sulmeve amerikane-izraelite ndaj tij më 28 shkurt, ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore.
Read more (Shba):“Lufta me Iranin është fituar, por duam një fitore më të madhe”, Trump kërkon garanci që Teherani të mos ketë armë bërthamore
Bllokada ka bërë që çmimet e energjisë të rriten ndjeshëm.
Në përgjigje, Trump ka vendosur një bllokadë në portet iraniane.





