Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
LIVE
Navigation

VA-NEWS

  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
Shortcuts
Home Latest
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Search news

  1. Kryefaqja
  2. uncategorized
  3. “Bënte 7 kilometra dhe nuk ankohej”/ Mësuesi 55-vjeçar ndërroi jetë nga infarkti në Maliq, familjarët në lot: Vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet
uncategorized

“Bënte 7 kilometra dhe nuk ankohej”/ Mësuesi 55-vjeçar ndërroi jetë nga infarkti në Maliq, familjarët në lot: Vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet

Viral Alert News • April 17, 2026 • 2 min read
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku për shkak të një infarkti ka ndërruar jetë mësuesi 55-vjeçar Alban Bejleri.

Xhaxhai i tij është shprehur se Albani ishte një njeri i veçantë, punëtor dhe besimtar. Xhaxhai, Besim Bejleri, tregon se mësuesi bënte rreth 7 kilometra rrugë për të shkuar në punë vetëm për dy nxënës, ndërsa u bën thirrje politikanëve që personat e sëmurë duhet të punojnë pranë familjes.

“Nga farefisi ynë jemi 17 mësues, por ai ishte i veçantë, fjalëpak, punëtor dhe besimtar. Ishte kontribuues ndaj fëmijëve. Politika të pushon dhe të ngre, ju i dini këto punë.

Ai nuk ishte në punë atëherë, kur e rikthyen në punë, e çuan në zonën e Maliqit, në një zonë të thellë. Kishte kërkuar ta sillnin në Devoll, por ja, e sollën tani.

Ai vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet të madh: Bëj thirrje për të gjithë politikanët, të çdo krahu, që personat e sëmurë duhet të jenë pranë familjes. Kujdes, o politikanë, mos u tallni me shëndetin e të tjerëve, mendoni për këta njerëz.

Ishte njeri me dy universitete dhe kishte qenë pa punë. Kishte 5-6 vite në punë. Ai nuk ankohej kurrë, përshkonte rreth 7 km për të shkuar dhe për t’u kthyer nga shkolla. Shkonte vetëm për dy nxënës”, shprehet ai.

Nga ana tjetër, kushëriri Muhamer Meka tregon se mësuesi vuante nga diabeti, por kishte 30 vite që punonte në fshatin Marjan.

“Ishte njeri i mirë, djalë i rregullt. Ishte mësues prej 30 vitesh. Ka punuar në Bilisht më parë dhe më pas e çuan në Marjan. Për arsye politike e transferuan atje. E bënte çdo ditë rrugën. Kishte dy fëmijë dhe vuante nga diabeti”, shprehet kushëriri.

Ndërsa shoku i Alban Bejlerit, Myfti Staro, u shpreh se ai ishte transferuar në fshatin Marjan për arsye politike.

“E transferuan për arsye politike, ishte i djathtë. Kishte shumë vite në arsim. Bënte rreth 8 km në këmbë; linte makinën dhe vazhdonte në këmbë drejt fshatit”, u shpreh ai.

Read also

‘Take out’ Los Angeles and San Diego? Trump is beyond irresponsible | Ted Widmer | The Guardian

Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, kompania franceze siguron 3 miliardë euro

Viral Alert News
Viral Alert News

Journalist

From the same category
  • ‘Take out’ Los Angeles and San Diego? Trump is beyond irresponsible | Ted Widmer | The Guardian
  • Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, kompania franceze siguron 3 miliardë euro
  • Makina del nga rruga në Durrës, përfundon 40 metra në humnerë! Shpëton shoferi (VIDEO)
  • “Jo partive, e kanë menderosur!”/ Emigranti para Kryeministrisë: Të dielën protestojmë në Genova! Bashkohuni këtu në shesh!
  • Storms expected to clear wildfire smoke ahead of World Cup final
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Health Parkinson’s: Over 8 hours of weekly activity may help slow disease 3 lexime · 2 days ago
  2. 02
    Football ‘We’re Not Really Here’: As Man City sanctions loom, it’s the fans who suffer 2 lexime · 2 days ago
  3. 03
    Health Weight loss with Orforglipron: Does menopausal stage matter? 2 lexime · 17 hours ago
  4. 04
    Opinion A super El Niño threatens our food system. Here’s how farms can prepare | Liz Carlisle | The Guardian 1 lexime · 2 days ago
  5. 05
    Opinion Loves Trump, lies and conspiracies: Katie Zacharia is the perfect presidential press secretary | Arwa Mahdawi | The Guardian 1 lexime · 17 hours ago
  6. 06
    Football Regulator: English football must address finances ‘before it is too late’ 1 lexime · 17 hours ago
Similar articles

‘Take out’ Los Angeles and San Diego? Trump is beyond irresponsible | Ted Widmer | The Guardian

Donald Trump was in Nebraska on Monday, and though his long rally speech had elements of a performance,…

• 7 days ago • 5 min read

Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, kompania franceze siguron 3 miliardë euro

Kompania franceze Mistral po shndërrohet në rivalin kryesor europian të gjigantëve amerikanë të inteligjencës artificiale. Kompania njoftoi sigurimin…

• 4 weeks ago • 1 min read

Makina del nga rruga në Durrës, përfundon 40 metra në humnerë! Shpëton shoferi (VIDEO)

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë, në zonën e Vilës…

• 2 months ago • 1 min read
VA-NEWS VA-NEWS

Modern portal of reliable, independent and multilingual news. Accurate information, every day.

  • Health
  • Lifestyle
  • News
    • World
  • Opinion
  • Sport
    • Football
  • uncategorized
  • © 2026 VA News. Made with ♥ in Albania
    ⌂ Home ◷ Latest

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin