Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
LIVE
Navigation

VA-NEWS

  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
Shortcuts
Home Latest
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Search news

  1. Kryefaqja
  2. uncategorized
  3. Protesta para Kryeministrisë, moment tensioni mes organizatorëve! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi!
uncategorized

Protesta para Kryeministrisë, moment tensioni mes organizatorëve! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi!

• June 21, 2026 • 8 min read
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Kanë kaluar pak minuta dhe tashmë protestuesit u grumbulluan te sheshi “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar ditën e 22-të të protestës dhe marshuan drejt kryeministrisë.

Njësoj si një ditë më parë, fjalimet i janë lënë diasporës. Mes protestuesve u shënua edhe një moment tensioni ku disa prej organizatorëve u përplasën, por motivs’dihet ende.

Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit. Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.

“Mes nesh dje apo ditë të tjera ka grupe të infiltruara. Ne ndoshta në ditët në vazhdim do të dalim edhe me fytyra e emra që t’i demaskojmë. Distancohemi dhe do të mbajmë një deklaratë”, tha Kola.

Një deklaratë e ngjashme u përsërit edhe nga një protestues para kryeminstrisë.

“Kjo protestë ka qenë simbol dashurie për njëri-tjetrin! Ai incident nuk ka lidhje me protestën!”, tha ai.

Ndërkohë, thirrjet e protestuesve vijojnë të jenë për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha protestuesi.

“Ramën ne e kemi vendosur dhe ne do e heqim”, shtoi një grua.

Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.

“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:27

Aktivisti Arben Kola: Ka grupe të infiltruara greke e iraniane mes nesh! Distancohemi nga përdhosja e flamurit izraelit

Një nga organizatorët e protestës së Zvërnecit, Arben Kola, tha se ka grupe të infiltruara që përpiqen të minojnë lëvizjen. Ai përmend ato greke e iraniane, duke rënë dakord me fjalët e kryeministrit Rama.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve.

Ai u shpreh edhe për incidentin e një nate më parë me përdhosjen e flamurit izraelit duke thënë se distancohen prej kësaj.

Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë”, tha Kola.

Ora 22:14

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë! (VIDEO)

Një moment tensioni është shënuar në protestën e 22-të në Tiranë. Duket se mes organizatorëve janë nxehur gjakrat. Njëri prej tyre thotë “mos prek me dorë”. Shkaku që ka nxitur këtë përplasje mbetet ende i paqartë.

Ora 22:06

I bëri thirrje administratës të protestonte, vajzës i ndërpresin fjalën në mes

Një protestueseje që i bëri thirrje administratës që të bashkohej në bulevard, iu ndërpre fjala në mes. Sapo mbaron thirrjen dhe nis të shtojë diçka, asaj duket se i thonë të lërë mikrofonin.

“I bëjmë thirrje administratës, të bashkohet me popullin! I bëjmë thirrje…”, tha vajza para se fjala t’i ndërpritej.

Ora 21:36

FOTOT/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

Pankartave të zakonshme në protestë iu bashkuan edhe tullumbacet e kuqe e të zeza. Protestuesit hodhën në ajër disa dhjetëra prej tyre. Më vonë, mes tubuesve u shfaqën edhe një grup flamingosh, simbolika e përdorur kundër resortit në Zvërnec.

Disa protestues ndezën edhe flakadanë.

Ora 21:20

Përfundojnë fjalimet, nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

Me përfundimin e fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në kryeqytet. Udhëzimi i tyre i parë ishte për të shkuar drejt bashkisë. Sot pjesë e protestës është edhe diaspora.

Gjithashtu u tha se cilido që dëshiron, mund të vijojë të qëndrojë përpara kryeministrisë.

Ora 21:12

Përdhosja e flamurit izraelit, tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën!

Në protestën e radhës para kryeministrisë, tubuesit janë distancuar nga incidenti i një dite më parë me flamurin izraelit. Një protestues tha se ngjarja s’ka lidhje me protestën paqësore.

“Mbrëmë është tentuar që një incident i ndodhur në qytet, të lidhet me protestën! Është e pamundur! Kjo protestë ka qenë simbol dashurie për njëri-tjetrin! Ai incident nuk ka lidhje me protestën!”, tha protestuesi.

Ora 20:51

‘Flamingot’ ngrenë kokat mbi protestuesit, parakalojnë mes tyre (VIDEO)

Një tufë ‘flamingosh’ u shfaqën edhe në ditën e 22-të të protestës para kryeministrisë. Disa protestues mbanin në duar flamingot simbolike duke bërë një paradë mes të tjerëve.

Ora 20:22

‘Jemi lodhur nga padrejtësitë’, protestuesja: Ramën ne e kemi vendosur, ne do e heqim

Një protestuese deklaroi se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe se askush nuk e shet dot Shqipërinë. Më tej, shtoi se vetëm qytetarët janë ata që do ta heqin Ramën.

“Jam këtu si një qytetare, si një nënë. Jemi lodhur nga padrejtësitë, nga premtimet boshe, duam një shtet që respekton qytetarët. Kërkojmë drejtësi për fëmijët tanë. Shqipërinë tonë askush nuk e shet dot. Ramën ne e kemi vendosur dhe ne do e heqim”, tha protestuesja.

Ora 20:16

Protestuesi: Diaspora do të jetë aleati më i fortë! Rama të dorëhiqet, qeveri teknike dhe zgjedhje

Në ditën e 22-të të protestës, kërkesat kryesore të tubuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Një protestues siguroi se diaspora do të jetë aleati më i fortë.

“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha protestuesi.

Ora 20:03

Propozimi i protestuesit: Shqipëria si Hungaria, asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate

Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.

“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.

Ora 20:00

Protestuesi thirrje SPAK-ut: M’u vranë shokët më 21 janar! Katër të vrarët duan drejtësi

Një protestues u kujtoi të pranishmëve para kryeministrisë ’21 janarin’, ngjarje për të cilën tha se ka qenë edhe vetë i pranishëm dhe se kërkojnë drejtësi.

“Këtu kam qenë më 21 janar 2011. Shokët e mi u vranë për të sjellë në pushtet zotërinë që është sot. Duam drejtësi, thërrasim SPAK! Kërkojmë drejtësi!”, tha protestuesi.

Ora 19:59

Vogëlushja thirrje: Duam Shqipëri më të drejtë, zëri ynë të dëgjohet se jemi e ardhmja!

Një vajzë e vogël që u ngjit në podium para kryeministrisë bëri thirrje për një Shqipëri më të drejtë dhe dëgjimin e zërit të të vegjëlve.

“Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë! Zëri ynë duhet të dëgjohet sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi!”, tha vajza.

Ora 19:49

Investimi në Zvërnec, diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën

Paralelisht me protestën në Tiranë, edhe diaspora shqiptare në Frankfurt të Gjermanisë është ngritur në një tubim.

Me simbolet kombëtare, muzikë shqiptare në sfond e flamingo, ata janë grumbulluar në një shesh për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me investimin në Zvërnec.

Ora 19:44

Shqiptarët në Basel të Zvicrës protestojnë kundër investimit në Zvërnec (VIDEO)

Shqiptarët në Basel të Zvicrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën në Tiranë kundër investimeve në Zvërnec duke dalë edhe ata me pankarta.

“Diaspora është këtu”, flamuj kuqezi dhe flamingo, një grup protestuesish po ecin në rrugët e qytetit.

Read also
Football

Storms expected to clear wildfire smoke ahead of World Cup final

Haaland silenced by England as World Cup ‘insane journey’ ends for Norway

Journalist

From the same category
  • Storms expected to clear wildfire smoke ahead of World Cup final
  • Haaland silenced by England as World Cup ‘insane journey’ ends for Norway
  • World Cup VAR review: England deserved penalty for foul on Kane
  • Dorëheqja e Cakranit nga mbrojtja e tij, publikohet letra e Metës: Çështja ime është e ngarkuar, kam vendosur të kem një avokat që të jetë tërë kohën në dispozicionin tim
  • Prodhimi vendas po shtohet, në tregun e Lushnjës perimet dhe frutat e stinës po tregtohen më lirë në këtë periudhë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Opinion The Andy Burnham I’ve met over the past 20 years gives me hope for British politics | John Harris | The Guardian 1 lexime · 6 hours ago
  2. 02
    Football Argentina’s Emiliano Martínez admits playing with pain of broken finger 1 lexime · 1 day ago
  3. 03
    Football Tearful Lionel Messi says Spain ‘better’ team in World Cup final 1 lexime · 3 hours ago
  4. 04
    Football Gotham-Seattle play with extra hydration breaks, weather delay in NYC 1 lexime · 1 day ago
  5. 05
    Opinion Nelson Mandela held a mirror to humanity – and showed us what solidarity means | Zohran Mamdani | The Guardian 1 lexime · 1 day ago
  6. 06
    Opinion Infantino’s Faustian bargain with Trump has stained football’s biggest stage | World Cup 2026 | The Guardian 1 lexime · 1 day ago
  7. 07
    Football Burley: Bellingham carried England in the World Cup – ESPN Video 1 lexime · 20 hours ago
Similar articles
Football

Storms expected to clear wildfire smoke ahead of World Cup final

Smoke from the Canadian wildfires that has engulfed the Northeast in haze is expected to mostly clear from…

• 1 day ago • 3 min read

Haaland silenced by England as World Cup ‘insane journey’ ends for Norway

MIAMI GARDENS, Fla. — Erling Haaland’s day ended earlier than many expected. About 15 minutes later, Norway’s run…

• 1 week ago • 3 min read
VA News

World Cup VAR review: England deserved penalty for foul on Kane

The video assistant referee causes controversy every week, whether it be the Premier League, Champions League or FA…

• 3 weeks ago • 3 min read
VA-NEWS VA-NEWS

Modern portal of reliable, independent and multilingual news. Accurate information, every day.

  • Health
  • Lifestyle
  • News
    • World
  • Opinion
  • Sport
    • Football
  • uncategorized
  • © 2026 VA News. Made with ♥ in Albania
    ⌂ Home ◷ Latest

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by