Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
LIVE
Navigation

VA-NEWS

  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
Shortcuts
Home Latest
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Search news

  1. Kryefaqja
  2. uncategorized
  3. Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
uncategorized

Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)

• September 19, 2026 • 4 min read
◉ WhatsApp 𝕏 X

TIRANË– Në 2017-ën, Hysni Patushi, u arrestua për herë të parë për dhunë në familje. Ai kishte ngritur dorë ndaj bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi. 9 vite më pas, dhuna rikthehet duke përfunduar në tragjedi.

Këtë mëngjes ata ishin në banesën e vajzës së tyre në rrugën Panorama pranë SPAK-ut në Tiranë. Gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Një debat ka nisur mes tyre, dhe një moment, në sy të nipërve të vegjël, Hysni Patushi 68-vjeçar goditi me thikë në gjoks gruan 58 vjeç. Lumturie Patushi ndërroi jetë në spital.

Burri dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ndërsa pas krimi u largua. Policia e arrestoi në zonën e Kamzës. Policia gjeti pranë pallatit ku ndodhi vrasja, edhe thikën që 68-vjecari e kishte hedhur në tokë.

Ndërsa është marrë në pyetje nga grupi hetimor, 68-vjeçari ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here, pasi sipas tij, gruaja Lumturie Patushi qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.

Ai u tha hetuesve se i kërkonte gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Paraditen e sotme, ai e ka marrë në telefon dhe, sipas tij, gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u. 68-vjeçari ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij, ajo e kishte gënjyer.

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.

Çifti banonin në një tjetër pallat në zonën e Don Boskos, por vinin shpesh në shtëpinë e vajzës së tyre për ta ndihmuar me fëmijët e vegjël.

Në momentin e krimit dhëndri i shtëpisë ishte pranë në lagje, dhe u shoqërua për tu marrë në pyetje. Edhe të vegjlit 10 dhe 14 vjeç, në prani të psikologut pritet të pyeten për të treguar se çfarë mund të ketë ndodhur mes gjyshërve para vrasjes.

lajm ne perditesim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:59

Vrau me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e autorit: Kishim konflikte! Qëndronte te shtëpia e vajzës, i kërkoja të vinte në banesën tonë

1789826356_vrasjenetirane.jpg

68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here, pasi sipas tij, gruaja Lumturie Patushi qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.

Ai u tha hetuesve se i kërkonte gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Paraditen e sotme, ai e ka marrë në telefon dhe, sipas tij, gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u.

68-vjeçari ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij, ajo e kishte gënjyer.

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.

Ora 15:24

U vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë, Report Tv siguron foton e viktimës 58-vjeçare

1789825758_efefef.jpg

Foto: Lumturie Patushi

Report Tv ka siguruar foton e Lumturie Patushit, që u vra me thikë nga bashkëshorti i saj.

58-vjeçarja ishte duke u kujdesur për dy nipërit e mitur, kur goditi me thikë në gjoks nga Hysni Patushi.

Ora 13:05

Vrau me thikë bashkëshorten në Tiranë, Report Tv siguron foton e autorit

Report Tv ka siguruar foton e Hysni Patushit, 59-vjeçarin që vrau me thikë bashkëshorten e tij në banesë. Lumturie Patushi po kujdesej për dy nipërit e saj të mitur, në banesën e vajzës, kur bashkëshorti e qëlloi me thikë në gjoks.

Read also

‘Take out’ Los Angeles and San Diego? Trump is beyond irresponsible | Ted Widmer | The Guardian

Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, kompania franceze siguron 3 miliardë euro

Journalist

From the same category
  • ‘Take out’ Los Angeles and San Diego? Trump is beyond irresponsible | Ted Widmer | The Guardian
  • Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, kompania franceze siguron 3 miliardë euro
  • Makina del nga rruga në Durrës, përfundon 40 metra në humnerë! Shpëton shoferi (VIDEO)
  • “Jo partive, e kanë menderosur!”/ Emigranti para Kryeministrisë: Të dielën protestojmë në Genova! Bashkohuni këtu në shesh!
  • Storms expected to clear wildfire smoke ahead of World Cup final
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Health Pain: Women more affected than men, global study confirms 2 lexime · 2 days ago
  2. 02
    Football Miami coach urges MLS fans to enjoy Lionel Messi after Argentina adiós 2 lexime · 2 days ago
  3. 03
    Opinion Stop talking about the US ‘Jewish vote’. It’s not that simple | Judith Levine | The Guardian 1 lexime · 2 days ago
  4. 04
    Opinion The Jane Doe in the Cornell seven case is getting threats | Arwa Mahdawi | The Guardian 1 lexime · 23 hours ago
  5. 05
    Health Study finds reason why IBD patients develop new food sensitivities 1 lexime · 22 hours ago
  6. 06
    Football What can the USWNT learn from World Cup champions Spain? 1 lexime · 22 hours ago
Similar articles

‘Take out’ Los Angeles and San Diego? Trump is beyond irresponsible | Ted Widmer | The Guardian

Donald Trump was in Nebraska on Monday, and though his long rally speech had elements of a performance,…

• 4 days ago • 5 min read

Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, kompania franceze siguron 3 miliardë euro

Kompania franceze Mistral po shndërrohet në rivalin kryesor europian të gjigantëve amerikanë të inteligjencës artificiale. Kompania njoftoi sigurimin…

• 4 weeks ago • 1 min read

Makina del nga rruga në Durrës, përfundon 40 metra në humnerë! Shpëton shoferi (VIDEO)

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë, në zonën e Vilës…

• 2 months ago • 1 min read
VA-NEWS VA-NEWS

Modern portal of reliable, independent and multilingual news. Accurate information, every day.

  • Health
  • Lifestyle
  • News
    • World
  • Opinion
  • Sport
    • Football
  • uncategorized
  • © 2026 VA News. Made with ♥ in Albania
    ⌂ Home ◷ Latest

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by